Listeners:
Top listeners:
play_arrowLIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrowLIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrowLIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Eva Longoria shkëlqen në kopertinën e revistës “Byrdie” me veshje verore që i zbulojnë barkun.
Aktorja e njohur nga seriali “Desperate Housewives”, Eva Longoria, 50 vjeç, dukej mahnitëse në një seri veshjesh që theksonin barkun, teksa pozuar për kopertinën e numrit veror të revistës Byrdie.
Regjisorja e filmit Flamin’ Hot kishte shtuar disa centimetra në gjatësi me një palë taka platformë, ndërsa pozonte me vetëbesim para kamerës në këtë set fotografik mbresëlënës.


Në kopertinën e revistës, Eva shfaqet me një reçipetë të zezë me lidhje pas qafe, duke vënë në pah fizikun e saj të tonifikuar dhe bukurinë që duket se nuk njeh moshë.
Në një tjetër foto, Eva mban një fustan pa mëngë në ngjyrë kafe dhe flokët e saj të zinj i ka të stiluar me një bisht të gjatë të thurur.

Ajo duket po aq elegante edhe në një fustan të gjelbër që i përqafon linjat e trupit, teksa shtrihet për një pozë tjetër mahnitëse.
”Gjithnjë e kam ditur se do të jem e famshme, se do të bëj dicka në jetë, të gjitha gratë e jetes qe me kane rrethuar kane qene nje shembull frymëyimi per mua”-tha aktorja per “Byrdie”
:max_bytes(200000):strip_icc()/byrdie-eva-longoria-001-82a757bb32674ddb9f8a099030a8186a.jpg)
Written by: Elsa Ymeri
Post comments (0)