play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Rolet për të cilat Al Pacino është penduar që i refuzoi!

today26/02/2025

Background
share close

Al Pacino ka punuar me regjisorë si Ridley Scott dhe Martin Scorsese gjatë gjithë karrierës së tij në filma si “House of Gucci” dhe “The Irishman” dhe së fundmi pranoi se i vjen keq për disa mundësi të humbura në karrierën e tij.

Një nga ndryshimet më të mëdha në Hollywood ndodhi gjatë periudhës kur Pacino fitoi famë, kur regjisorët fituan më shumë kontroll mbi filmat dhe studiot filluan të respektojnë vizionin e autorëve si Francis Ford Coppola dhe Martin Scorsese.

Filmat si “The Godfather”, “Scarface”, “Heat”, “Dog Day Afternoon”, në të cilin luajti Al Pacino bënë ndryshime në industrinë e filmit.
Scarface retains cult status with Al Pacino's 'iconic' performance - The  Mob Museum
Al Pacino's Most Memorable Film Roles [PHOTOS]
Dog Day Afternoon movie review (1975) | Roger Ebert
Pacino pranoi se nuk ishte e lehtë për të kur e kuptoi se kishte refuzuar rolin e Han Solo në “Star Wars”, dhe ai veçanërisht i vjen keq që humbi bashkëpunimin me regjisorin Terrence Malick.

Gjatë xhirimeve të “Manglehorn” në Austin, Malick e vizitonte shpesh në xhirime dhe Pacino zbuloi: “Terry më kërkoi shumë kohë më parë të luaja në filmin e tij dhe unë gjithmonë doja.

Ky është një tjetër nga gabimet e mia”.

Në vend që të pranonte rolin në “Badlands”, Pacino zgjodhi të punonte me Sydney Pollack në filmin Bobby Deerfield, një nga veprat e tij më pak të njohura.

Ai gjithashtu refuzoi rolet në “Kramer vs. Kramer”, “Pretty Woman” dhe “Die Hard”.

Written by: Elsa Ymeri

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *