Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today26/06/2025
Nëse je ndër ata që e karikojnë rregullisht telefonin deri në 100%, nuk je i vetmi.
Por ja çfarë thonë ekspertët për këtë zakon.
Shumica e njerëzve dëshirojnë të jenë të sigurt që bateria e telefonit do t’u zgjasë gjithë ditën.
Disa madje e lënë pajisjen të karikohet gjatë gjithë natës për të shmangur shqetësime gjatë ditës.
Megjithatë, sipas ekspertëve, ky zakon e dëmton baterinë me kalimin e kohës, më shumë sesa mendojnë përdoruesit.
“Bateria harxhohet më shpejt nëse karikohet deri në 100%, krahasuar me karikimin deri në një përqindje pak më të ulët”, ka thënë Chaoyan Wang, drejtor i Qendrës për Motora Elektrokimikë në Universitetin e Pensilvanisë, për “Huffington Post”.
Dibakar Datta, profesor i inxhinierisë mekanike dhe industriale në New Jersey, shpjegon se funksionimi i vazhdueshëm i baterisë në tension të lartë (që ndodh kur karikojmë gjithmonë në 100%) shkakton plakje kimike të saj.
Wang shton se nëse vazhdimisht e karikojmë baterinë deri në kapacitet të plotë, mund të humbasim 10 deri në 15% të kapacitetit të saj– një humbje që, ndonëse jo dramatike, ndihet me kalimin e kohës.

Ekspertët rekomandojnë që, nëse e dini se nuk do ta përdorni shumë telefonin, mos e karikoni deri në fund.
Në shumicën e rasteve, sipas Wang, karikimi deri në 85 ose 90% mjafton për nevojat e përditshme.
Por nuk është problem të karikohet deri në 100% herë pas here, sidomos kur keni një ditë të ngarkuar përpara. Gjithçka varet nga situata dhe nevojat personale.
Written by: Elsa Ymeri
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)