play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

High Tech Time

“Maestro i magjisë filmike”, do t’iu dërgojë mesazhe të pa kërkuara!

today07/07/2025

Background

Meta është duke testuar chatbot me inteligjencë artificiale që do të dërgojnë mesazhe private të para përdoruesve në platformat Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale mund të marrin mesazhe të pa kërkuara nga një chatbot i quajtur “Maestro i magjisë filmike”, i cili mund t’i pyesë nëse u kanë pëlqyer tingujt muzikorë në ndonjë film dhe t’u ofrojë rekomandime për një mbrëmje filmike.

Sidoqoftë, nëse përdoruesi nuk përgjigjet në përpjekjen e parë për komunikim, chatbot-i nuk do të dërgojë mesazhe të tjera, ka sqaruar kompania.
How to Send Mass Text Messages for SMS Marketing | Sakari
Meta shton gjithashtu se mesazhet mund të dërgohen vetëm brenda 14 ditëve nga biseda e fundit dhe vetëm nëse përdoruesi ka shkëmbyer të paktën pesë mesazhe më parë me chatbot-in.
Meta pret që produktet e saj me bazë AI të gjenerojnë 2 deri në 3 miliardë dollarë të ardhura vetëm gjatë vitit 2025, me projeksione që shkojnë deri në 1.4 trilionë dollarë deri në vitin 2035.

Të ardhurat pritet të vijnë kryesisht përmes licencimit të modelit gjenerativ LLaMA për partnerët, si dhe nga reklamat e ardhshme gjatë bisedave me chatbot-ët.

Meta nuk ka komentuar se kur dhe si do të integrohen reklamat në këto biseda, por në dokumentet zyrtare përmendet se po shqyrtohen përgjigje të sponsorizuara dhe opsione abonimi si pjesë e strategjisë së ardhshme.

Written by: Elsa Ymeri

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *