Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Mjekët nga një klinikë në Londër kanë deklaruar se kanë gjetur një mënyrë për të “pastruar gjakun” nga mikroplastika, pjesëza të vogla plastike që janë zbuluar në gjak, tru, zorrë.
Në një intervistë për Wired, drejtoresha ekzekutive e “Clarify Clinics”, Yael Cohen, ka thënë se procedura e tyre ekskluzive e emëruar “Clari”, është aq e rehatshme, saqë disa pacientë flenë gjatë saj.
“Kur fillon procedura, nuk ndien asgjë. Është shumë komode. Pacientët marrin telefonata, bëjnë biseda në ‘Zoom’, shikojnë filma, flenë… ata që flenë janë të preferuarit e mi”, ka thënë Cohen.
Procedura kushton më shumë se 12,000 dollarë për seancë, dhe tërheq klientë që vuajnë nga lodhja kronike, mjegulla në tru, pasojat e gjata të covid-it apo sëmundje si Lupusi.
Megjithatë, nuk ka ende studime që vërtetojnë se kjo metodë pastron me të vërtetë mikroplastikën nga trupi.
Shkencëtarët kanë zbuluar se mikroplastika mund të dëmtojë qelizat njerëzore dhe të ndikojë në zemër, por këto janë studime vëzhguese, jo prova shkencore përfundimtare.
Sidoqoftë, vetë procedura e terapisë me shkëmbim plazme, që përdoret në disa sëmundje autoimune dhe neurologjike, është e miratuar dhe efektive.
Written by: Elsa Ymeri
Post comments (0)