play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Këngëtarja australiane Sia, kërkon zyrtarisht divorcin!

today20/03/2025

Background
share close

Sia ka kërkuar zyrtarisht divorc nga bashkëshorti i saj, Daniel Bernad, pas dy vjetësh martesë.

Sipas revistes “People” dokumentet e divorcit u dorëzuan së fundi, në Los Angeles.

Artistja emri i vërtetë i të cilës është Sia Furler, ka përmendur “dallimet e pakapërcyeshme” si arsye të ndarjes.

Në dokumentet gjyqësore u zbulua gjithashtu se këngëtarja ka mirëpritur në heshtje fëmijën e saj të tretë, dhe të parin me Bernad, më 27 mars 2024.

Sia dhe Daniel Bernad janë martuar në muajin dhjetor të vitit 2022 dhe kanë organizuar një ceremoni private në Portofino, Itali, në muajin maj të vitit 2023, me vetëm gjashtë të ftuar të pranishëm.

Sia Files for Divorce From Filmmaker Erik Anders Lang | Billboard

Sia gets liposuction following weight gain due to medication: 'I am  insecure' | Fox News

Këngëtarja ende nuk ka bërë një deklaratë publike për lindjen e fëmijës së saj të tretë.

Megjithatë, në një intervistë për “SiriusXM”  në vitin 2020, ajo pati treguar për përvojën e adoptimit të dy djemve adoleshentë.
“Në fakt, adoptova dy djem vitin e shkuar.

Ata ishin të dy 18 vjeç, tani janë 19. Ishin në prag të daljes nga sistemi i kujdestarisë. Po, dhe i dua shumë”, pati thënë ajo.

Written by: Elsa Ymeri

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *