Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today13/05/2025
Një prej festivaleve më të rëndësishë m të filmit në Europë dhe botë “Cannes Film Festival” ngre sot siparin, për të udhëtuar me filmin për 12 ditë rresht.
Nga data 13 deri më 24 maj 2025.
Festivali i këtij viti ka përcaktuar gjithashtu edhe rregulla të rrepta per paraqitjet që nga tapeti i kuq dhe në të gjithë momentet e tjera aty.
Nuk lejohet kategorisht zhveshja apo ekspozimi eksplicit i trupit. Nëse kjo do të haset mes të ftuarish ata nuk do të lejohen të jenë pjesë e festivalit.

Aktorja e njohur franceze Juliette Binoche do të kryesojë Jurinë e Festivalit të Filmit në Kanë për edicionin e tij të vitit 2025, duke ndjekur hapat e regjisores amerikane Greta Gerwig.
Përveç kontributit të saj të jashtëzakonshëm në kinema, Binoche është e njohur për angazhimin e saj në çështje sociale, duke përfshirë të drejtat e njeriut, ekologjinë dhe arsimin.
Ajo shërben gjithashtu si Presidente e Akademisë Evropiane të Filmit.

Ky është një moment historik për festivalin, pasi është hera e dytë që një grua merr kete rol, pas precedentit të vendosur në vitin 1966 kur Sophia Loren pasoi Olivia de Havilland.
Written by: Elsa Ymeri
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)