Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/02/2025
Aktori i njohur John Malkovich ka zbuluar arsyet pse ka refuzuar vazhdimisht ofertat për role në filmat e Marvelit, deri në pranimin e rolit në filmin e ardhshëm “The Fantastic Four: First Steps”.
“Arsyeja pse nuk i kam bërë ato nuk kishte të bënte fare me ndonjë konsideratë artistike. Nuk më pëlqyen marrëveshjet që bënë, aspak”, ka thënë ai.
Malkovich ka theksuar se xhirimet për këto filma janë mjaft të lodhshme dhe kërkojnë përkushtim të madh.
“Këto filma janë mjaft rraskapitës për t’u realizuar… Nëse do të më varësh nga një vinç përpara një ekrani të gjelbër për gjashtë muaj, më paguaj. Nuk dëshiron të më paguash, është në rregull, por atëherë unë nuk dua ta bëj, sepse do të preferoja të isha në skenë ose të drejtoja një shfaqje apo të bëja diçka tjetër”, ka thënë tutje ai.
Megjithatë, aktori 71-vjeçar vendosi ta pranonte rolin në filmin “The Fantastic Four: First Steps” për të punuar sërish me regjisorin Matt Shakman, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë në filmin “Cut Bank” të vitit 2014.
“GQ” gjithashtu ka shkruar se ai vazhdon të jetë aktiv në projekte të ndryshme filmike dhe teatrore, duke ruajtur një qasje të thjeshtë ndaj jetës dhe karrierës së tij.
Written by: Elsa Ymeri
Post comments (0)