play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Dita e Falënderimeve kthehet në kaos, stuhitë paralizojnë SHBA-të

today27/11/2026

Background
share close

Qindra e mijëra amerikanë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi stuhi të fuqishme goditën të dy brigjet e Shteteve të Bashkuara gjatë festës së Ditës së Falënderimeve.

Erërat e forta, reshjet intensive të shiut dhe përmbytjet bregdetare shkaktuan dëme të shumta, ndërsa situata më e rëndë u regjistrua në pjesën lindore të vendit. Mbrëmjen e së enjtes, numri i banesave pa energji elektrike iu afrua një milionit, me Pensilvaninë, Virxhinian, Merilendin dhe Nju Xhersin si ndër shtetet më të prekura.

Pensilvania ishte shteti më i goditur nga ndërprerjet e energjisë elektrike në orët e para të së premtes, sipas të dhënave të platformës Poueroutage.us. Guvernatori i shtetit, Josh Shapiro, deklaroi se kompanitë e furnizimit me energji po punonin intensivisht për të rikthyer shërbimin. Në Merilend, autoritetet u kërkuan pothuajse dy milionë konsumatorëve të kufizonin përdorimin e ujit vetëm për nevoja thelbësore, për shkak të ndërprerjeve të herëpashershme të energjisë.

Situata ishte veçanërisht problematike edhe në Nju Jork dhe Nju Xhersi. Në Central Park të Nju Jorkut ranë afro 5 centimetra shi, duke shënuar Ditën më të lagësht të Falënderimeve të regjistruar ndonjëherë në këtë park, sipas të dhënave paraprake të Shërbimit Kombëtar të Motit.

Erërat e forta detyruan mbylljen e disa urave në Merilend, ndërsa dallgët e fuqishme goditën plazhet e Delauerit dhe uji përfshiu shëtitoret bregdetare. Në Nju Xhersi u raportuan rrugë dhe ura të bllokuara, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan rrugë të mbuluara nga uji. Një bloger nga qyteti Ocean City publikoi pamje teksa ecte nëpër ujërat e përmbytjes, të cilat i arrinin mbi bel, duke e përshkruar situatën si të jashtëzakonshme.

Stuhia shkaktoi gjithashtu kaos në transportin ajror, në një prej periudhave më të ngarkuara të udhëtimeve në SHBA. Sipas të dhënave të FlightAuare, vetëm të enjten u regjistruan më shumë se 2 500 fluturime të vonuara dhe mbi 450 të anuluara, ndërsa qindra të tjera u prekën edhe gjatë së premtes. Një pasagjer i tha BBC-së se kishte mbetur për 13 orë në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut, ndërsa përpiqej të udhëtonte drejt Çikagos për të kaluar festën me miqtë.

Edhe në Bregun Perëndimor situata u rëndua nga baticat jashtëzakonisht të larta dhe rreziku i përmbytjeve. Në San Diego dhe Los Anxhelos, niveli i baticës kaloi 2.4 metra, ndërsa kompania Amtrak anuloi disa trena përgjatë linjës bregdetare Pacific Surfliner për shkak të kushteve të krijuara nga batica.

Në Oregon, pamjet treguan një burrë dhe qenin e tij duke u tërhequr drejt detit nga dallgët e fuqishme, por të dy arritën të shpëtonin pa lëndime. Ndërkohë, organizatorët e paradës tradicionale të Macy’s Thanksgiving në Nju Jork u detyruan ta shtynin aktivitetin për të shtunën, në një vendim historik, pasi parada nuk ishte shtyrë kurrë gjatë 100 viteve të historisë së saj.

Presidenti Donald Trump deklaroi se do të shqyrtonte mundësinë e vënies në dispozicion të fondeve emergjente për përballimin e situatës.

Ndërkohë, Shoqata Amerikane e Automobilave parashikon se 81.5 milionë amerikanë do të udhëtojnë të paktën 80 kilometra larg banesave të tyre gjatë periudhës shtatëditore të festës.

Written by: Neada Mucaj

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *