play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

2048 Results / Page 7 of 228

Background

Bota

Nicki Minaj drejt një posti në Shtëpinë e Bardhë? Trump lë të hapur mundësinë për një rol të ri

Reperja e njohur Nicki Minaj është shfaqur sërish në krah të presidentit amerikan Donald Trump, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm për mbështetjen e saj politike, por edhe për mundësinë e një roli të ri në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë udhëtimit me avionin presidencial Air Force One drejt Miçiganit, drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, publikoi një video ku bisedonte me këngëtaren dhe sugjeroi me humor se ajo […]

today26/10/2026

Bota

“Një paralajmërim i fuqishëm”, a do të sjellin protestat në Europë ndryshim real politik?

Në Francë, ishin grumbujt e kazanëve të mbeturinave të vendosur para hyrjeve të shkollave që sinjalizuan për herë të parë shkallën e zemërimit të nxënësve ndaj klasave të rrënuara dhe mungesës së mësuesve. Në Spanjë, ishte një kamp çadrash që u zgjerua në zemër të kryeqytetit ndërsa banorët protestonin kundër kostos së lartë të banesave. Skena të ngjashme janë shfaqur më pas në Belgjikë, Itali dhe Portugali, ndërsa përplasjet kanë […]

today21/10/2026

Bota

Skandali i të dhënave trondit AfD-në në Gjermani, publikohen 421 mijë email-e dhe dokumente

Një rrjedhje masive e të dhënave ka vënë në vështirësi partinë e djathtës ekstreme në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Rreth 421 mijë email-e, 50 mijë dokumente të bashkëngjitura dhe materiale të tjera të brendshme janë publikuar në internet, duke ngritur pikëpyetje mbi komunikimet, aktivitetet dhe mënyrën se si funksionon partia nga brenda. Arkivi, me një madhësi prej rreth 280 gigabajtësh, përmban email-e të drejtueses së partisë, Alice Weidel, të […]

today21/10/2026

Bota

‘Të papranueshme’ dhe ‘të marra’, Macron i ashpër me komentet e liderëve të huaj për protestat

 Presidenti francez Emmanuel Macron i cilësoi si “të papranueshme” dhe “të marra” komentet mbi protestat dhe trazirat në Francë nga disa liderë të huaj, duke i akuzuar ata se po “bëjnë fushatë në kurrizin tonë”. Duke folur me gazetarët nga Doha, dukshëm i irrituar, Macron tha se ishte i zhgënjyer nga “manipulimi i informacionit” rreth ngjarjeve në Francë, “që ishin të papranueshme dhe të marra nga shumë palë, përfshirë liderë […]

today21/10/2026

Bota

Alarm për sigurinë kibernetike, mbyllen përkohësisht disa faqet online

Disa institucione dhe organizata në Evropë kanë çaktivizuar përkohësisht faqet e tyre të internetit pas zbulimit të dy dobësive kritike të sigurisë në PHP, një gjuhë programimi që përdoret gjerësisht për funksionimin e faqeve dhe shërbimeve online. Mes institucioneve që kanë marrë masa janë qeveria e Finlandës, Këshilli Bashkiak i Edinburgut dhe disa faqe të programeve të BBC-së, përfshirë “Doctor Who” dhe “The Traitors”. Edhe në Holandë janë çaktivizuar disa […]

today21/10/2026

Bota

Tensionet në Francë! Flakët shkrumbojnë bashkinë historike të Limoges, shembet kambanorja 43 metra e lartë

Një zjarr i fuqishëm ka shkatërruar pjesën më të madhe të bashkisë historike të qytetit të Limoges, në Francën qendrore, duke shkaktuar dëme të rënda në një prej ndërtesave më të rëndësishme arkitekturore të zonës. Flakët përfshinë godinën të shtunën, më 18 tetor, ndërsa kambanorja ikonike, 43 metra e lartë, u shemb pas përhapjes së zjarrit në çati dhe në strukturën prej druri. Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë përmasat […]

today20/10/2026

Bota

SHBA-të ‘goditje’ ish-udhëheqësit kuban pas 30 vitesh, urdhër-arrest për Raúl Castron

Drejtësia amerikane ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj ish-presidentit kuban, Raúl Castro, 95 vjeç, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e katër personave në vitin 1996. Urdhri është lëshuar nga drejtësia e Floridës, pas akuzave federale të ngritura ndaj tij më 20 maj. Lajmin e bëri të ditur prokurori i përgjithshëm i Floridës, James Uthmeier, i cili deklaroi se autoritetet kanë siguruar një urdhër-arresti për ish-udhëheqësin kuban. Çështja lidhet me ngjarjen […]

today20/10/2026

Bota

Britania merr vendimin, gjobë deri në 120 euro për ata që dëgjojnë video pa kufje në transportin publik

Dëgjimi i muzikës apo shikimi i videove me zë të lartë në trena, metro dhe autobusë mund të kushtojë shtrenjtë për udhëtarët që nuk respektojnë të tjerët. Kryeministri laburist Andy Burnham ka prezantuar një nismë të re që synon të ndalojë sjelljet shqetësuese në transportin publik dhe t’i bëjë udhëtimet më të qeta për të gjithë. Nisma parashikon gjoba deri në 100 paund, rreth 120 euro, për personat që përsërisin […]

today20/10/2026

Bota

Peskov: Një takim trepalësh midis Putin, Trump dhe Xi në Kinë është i mundshëm

Kremlini konfirmoi të hënën se presidenti rus Vladimir Putin, presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping mund të takohen në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) muajin e ardhshëm në Kinë , por sqaroi se nuk janë bërë propozime specifike ose nuk janë arritur marrëveshje për një takim të tillë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e bëri këtë deklaratë në përgjigje të një pyetjeje në […]

today19/10/2026