Itali, policia sekuestron 39 tonë ëmbëlsira para Krishtlindjeve
39 tonë ëmbëlsira tradicionale dhe lëndë të para që përdoren në përgatitjen e tyre, janë konfiskuar në Itali tre ditë para Krishtlindjeve pasi nuk ishin ruajtur në kushtet e përcaktuara higjienike ose nuk posedonin certifikatat e nevojshme të origjinës së përbërësve. Hetimet e karabinierëve çuan në zbulimin e ëmbëlsirave që ruheshin në gjendje të keqe konservimi ose në ambiente jashtë kushteve të duhura strukturore-higjienike. Kontrollet janë kryer në rreth 1000 […]