play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

2048 Results / Page 10 of 228

Background

Bota

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Autoritetet finlandeze kanë urdhëruar ndalimin e punimeve në dy qendra të reja të të dhënave që Google planifikon të ndërtojë, pas shqetësimeve për prerjen e më shumë se 300 hektarëve pyll. Punimet po zhvillohen në zonat Muhos dhe Kajaani dhe janë pjesë e planit të Google për të investuar 13 miliardë euro në Finlandë. Kompania e ka cilësuar këtë si investimin e saj më të madh të vetëm në Evropë. […]

today07/10/2026

Bota

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Henri B. Kagan dhe Kenso Soai janë fituesit e çmimit Nobel në Kimi, për zbulimet e tyre mbi efektet jolineare dhe autokatalizën në sintezën organike asimetrike. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi çmimin në Stokholm, duke vlerësuar punën e dy kimistëve për një problem shkencor më shumë se një shekull të vjetër: si mund të shfaqet spontanisht homokiraliteti në reaksionet kimike. Kagan, i lindur në Francë, është i lidhur me […]

today07/10/2026

Bota

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

Kryebashkiaku i Izmirit, Cemil Tugay, ka njoftuar kalimin e tij nga opozita te Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), partia në pushtet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Lajmin e bëri të ditur vetë Erdogan gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të AKP-së në Ankara, ku mirëpriti Tugayn si anëtar të ri të partisë. Kalimi i kryebashkiakut të Izmirit, qytet i konsideruar një prej bastioneve tradicionale të opozitës laike, përbën […]

today07/10/2026

Bota

Meloni kërkon regjistrimin e zërit si markë tregtare

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kërkuar pranë Zyrës së Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale, EUIPO, regjistrimin e zërit të saj si markë tregtare, në një përpjekje për tu mbrojtur nga përdorimi i paautorizuar i inteligjencës artificiale. Aplikimi i konfirmuar nga zyra e kryeministres, përmban një regjistrim audio vetëm katër sekonda, ku Meloni përsërit dy herë në italisht frazën “Unë jam Giorgia”. Shprehja “Io sono Giorgia” është prej vitesh e lidhur […]

today06/10/2026

Bota

Sanchez nën presion, skandalet dhe kriza e strehimit tronditin mbështetjen për socialistët

Në Spanjë, kryeministri Pedro Sánchez po përballet me një periudhë të vështirë politike, mes skandaleve që kanë prekur rrethin e tij familjar dhe politik, pakënaqësisë për krizën e strehimit dhe kritikave për menaxhimin e fluksit të migrantëve në Ceuta. Në qendër të debatit është edhe slogani i shkruar në një pankartë në Puerta del Sol në Madrid: “Dhe tani, kë të votoj?”. Mesazhi pasqyron pakënaqësinë e një pjese të elektoratit, […]

today06/10/2026

Bota

Kaos në rrugët e Francës, mbyllen 2 mijë shkolla

Policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe tymuese ndaj protestuesve që bllokuan shkollat e mesme, ndërsa nxënës, mësues dhe prindër dolën në rrugët e Francës. Kjo e martë u quajt dita e mobilizimit, pasi përkoi me ditën kombëtare të shkollave dhe pjesëmarrjen e lartë të protestuesve. Sipas autoriteteve, mbi 250 mijë njerëz dolën në demonstrata në të gjithë vendin. Tubimet ishin kryesisht paqësore, por në Strasburg, Lion dhe Renë protestuesit u […]

today06/10/2026

Bota

Pedro Sanchez, politikani që arriti të dalë nga krizat e vazhdueshme/ Si u bë “El Guapo” mbijetuesi i madh i politikës spanjolle?

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka ndërtuar gjatë viteve reputacionin e një politikani që arrin të mbijetojë edhe në situatat më të vështira politike. Përplasjet me të djathtën, mungesa e një shumice parlamentare dhe krizat e njëpasnjëshme nuk e kanë larguar nga pushteti. Kryeministri spanjoll ka arritur vazhdimisht të dalë nga krizat që dukeshin të afta t’i jepnin fund karrierës. Në vitin 2026, Sánchez përballet sërish me një situatë të vështirë. Kriza […]

today05/10/2026

Bota

“Luftë në hije”, kreu i inteligjencës gjermane zbulon çfarë po bën Rusia në Europë

Pr Gjermania rrezikon të përfshihet në një “konflikt të dhunshëm” me Rusinë. Paralajmërimi është bërë nga presidenti i Shërbimit Federal të Inteligjencës gjermane (BND), Martin Jäger, gjatë një seance publike të Komisionit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve Sekrete në Bundestag. Jaeger tha se përplasja me Rusinë ka hyrë në një fazë të re dhe më të rrezikshme. Sipas tij, Rusia aktualisht përbën kërcënimin më të drejtpërdrejtë, të gjerë dhe konkret […]

today05/10/2026

Bota

Tre shkencëtarë fitojnë Nobelin për zbulimet që revolucionarizuan studimin e trurit

Karl Deisseroth, Peter Hegemann dhe Georg Nagel janë shpallur fituesit e Çmimit Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2026. Tre studiuesit janë vlerësuar për zbulimet e tyre mbi kanalet jonike të aktivizuara nga drita dhe për kontributin në zhvillimin e optogjenetikës – një metodë që ndërthur gjenetikën me optikën për të studiuar dhe kontrolluar aktivitetin e qelizave. Komiteti Nobel theksoi se puna e tyre hodhi themelet për kontrollin e […]

today05/10/2026