play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sasha Ndreka

9534 Results / Page 332 of 1060

Background

Bota

Zjarret në Kaliforni kërcënuan qindra shtëpi

Një zjarr ka përfshirë qytetin e Malibusë në Kaliforninë Jugore. I ashtuqujaturi Frenklin u përhap gjatë natës duke prekur qytetin piktoresk bregdetar me rreth 10,000 banorë një pjesë e të cilëve janë personazhe të njohur të shoubizit. Zjarri ndërpreu energjinë elektrike për shumë banorë ndërsa u mbyllën edhe shumë akse rrugore. Disa shtëpi janë shkrumbuar nga flakët. Rreth 6,000 banorë janë urdhëruar të evakuohen për shkak të përhapjes së zjarrit. […]

today11/12/2024

Bota

Champions League, spektakël i garantuar në Dortmund-Barça dhe Juve-City

Këtë të Mërkurë, do të luhen nëntë ndeshjet e fundit për raundin gjashtë në Ligën e Kampioneve. Borussia Dortmund-Barcelona, është një nga përballjet që pritet me interes të madh, me dy ekipet që duan me çdo kusht fitoren. Ndeshje delikate do të jetë edhe ajo mes Juventusit dhe Manchester City-t në Torino. Milani e ka jetike fitoren, ndërsa pret në shtëpi serbët e Crvena Zvezda. Sfidë interesante do të jetë […]

today11/12/2024

Politikë

Macron: Brenda 48 orëve emëroj një kryeministër të ri

Presidenti francez, Emmanuel Macron mblodhi krerët e të gjitha partive, përveç atyre të ekstremit të djathtë dhe të majtës ekstreme, me të cilët zhvilloi bisedime rreth formimit të një qeverie të re pas rrëzimit të kabinetit Michel Barnier me një mocion mosbesimi javën e kaluar. Takimi uli për herë të parë në një tryezë liderë të moderuar të krahut të majtë, të gatshëm për kompromis për të zhbllokuar ngërçin politik. […]

today11/12/2024

Aktualitet

Inteligjenca Artificiale rekomandon Shqipërinë mes 5 destinacioneve

E përditshma britanike “Travel News” ka publikuar një shkrim mbi trendet e udhëtimeve për 2025, duke përdorur rekomandimet e inteligjencës artificiale. Mes pesë rekomandimeve të inteligjencës artificiale, si më të mira për të pushuar vitin e ardhshëm është edhe Shqipëria. Destinacionet kryesore të udhëtimeve sipas inteligjencës artificiale për arratisjen tuaj të radhës në 2025, veç rivierës shqiptare janë Brescia në Itali, Santa Barbara në Kaliforni, Chiang Rai në Tajlandë si […]

today11/12/2024

Rajoni

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut nuk voton për gjuhën shqipe, kërkohet seancë përgatitore

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut vendosi që të ketë një seancë përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në të cilën do të marrin pjesë ekspertë profesorë, por edhe parti politike, ku gjithkush do të shpalosë argumentet e tyre. Ky propozim doli nga gjykatësja kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për lëndën. E vetmja që ishte kundër kësaj, ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila tha se Gjykata Kushtetuese […]

today11/12/2024

Interesante

Cili u shpall “Aeroporti Më i Bukur në Botë” për 2024?

Aeroporti Ndërkombëtar Zayed (AUH) ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur "Aeroporti Më i Bukur në Botë" në çmimet prestigjioze Prix Versailles, një nga çmimet më të njohura ndërkombëtare për Arkitekturë dhe Dizajn. Ky çmim, i cili nderon dizajnet më të jashtëzakonshme arkitektonike në kategorinë e aeroporteve, u dha gjatë një ceremonie madhështore në Paris, në selinë e UNESCO-s, duke përkuar me përvjetorin e parë të hapjes së […]

today11/12/2024

Bota

Giorgia Meloni, personi më i fuqishëm në Europë për 2025-ën

Meloni, kryeministrja e Italisë ka dalë sipas "Politico" njeriu më i fuqishëm në Europë. Ajo la pas njerëz si Donald Trump apo Elon Musk. “Nëse jeni Elon Musk njeriu më i pasur në botë dhe një këshilltar kyç i presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump numri i telefonit që duhet të telefononi është Giorgia Meloni”, shkruhet në motivacionin për çmimin e 2025-ës. Kjo periudhë e vitit është […]

today11/12/2024

Aktualitet

“Travel News”: Trendet e Udhëtimeve 2025: IA rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve më të mira

Ekspertët thonë se janari është muaji më i mirë i vitit për të rezervuar pushime, me kostot në rritje në të gjithë industrinë e udhëtimeve, shkruan Shawon Hannan në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Travel News”. Megjithatë, studimet kanë treguar se 45% e individëve ndihen të mbingarkuar nga numri i madh i alternativave të pushimeve. Për të ndihmuar entuziastët e pushimeve në zgjedhjet e tyre, ekspertët në […]

today11/12/2024

LifeStyle

Rreth 240,000 vdekje në vit në BE janë të lidhura me ndotjen e ajrit

Rreth 240,000 vdekje në vit në Bashkimin Evropian mund t’i atribuohen ekspozimit ndaj grimcave të ndotura të ajrit, sipas vlerësimit të fundit të cilësisë së ajrit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit. Të dhënat e fundit konfirmojnë gjithashtu se evropianët janë ende të ekspozuar ndaj përqendrimeve të ndotësve të ajrit shumë mbi nivelet e rekomanduara të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Vlerësimi zbuloi gjithashtu se gati tre të katërtat e ekosistemeve të […]

today11/12/2024