play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

sashaclubfm

8968 Results / Page 324 of 997

Background

Bota

Rreth 9000 trupa të NATO-s kryejnë stërvitje në Detin Baltik

Rreth 9,000 trupa nga 20 vende të NATO-s kanë marrë pjesë këtë muaj në stërvitjet ushtarake në rajonin e Detit Baltik, i cili është bërë strategjikisht i ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës. Suedia, e cila i ishte bashkuar stërvitjeve në të kaluarën, mori pjesë në stërvitjet Baltops për herë të parë në qershor si një anëtare e plotë e NATO-s, pasi iu bashkua aleancës ushtarake transatlantike në fillim të […]

today18/06/2024

Sport

Kroatët duan vetëm fitore, Majer e Kramaric flasin për sfidën me “Kuqezinjtë”

As nuk pritej dhe as nuk mendohej diçka e tillë. Katastrofa me Spanjën ka bërë që Kroacia ta ketë për jetë e vdekje duelin e radhës në Europian, atë ndaj Shqipërisë. Nuk dihet realisht nëse “Të Zjarrtët” vërtet kanë rënë kaq poshtë, por dy prej lojtarëve të tyre, Lovro Majer dhe Andrej Kramaric nuk mendojnë kështu. Ata flasin për sfidën me kuqezinjtë, të cilët Majer i vlerëson lart. “Përsa i […]

today18/06/2024

Sport

Euro 2024| Kombëtarja mbërrin në Hamburg. Nesër përballja e dytë e Euro 2024 me Kroacinë

Kombëtarja Shqiptare ka mbërritur në Hamburg për ndeshjen e të mërkurës me Kroacinë. Grupi i lojtarëve është në formë dhe dje pas palestrës është zhvilluar një përgatitje e skemave taktike për sfidën me kroatët. Kuqezinjtë do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në 18:30. Trajneri Sylvinho do të zhvillojë konferencën për mediat në orën 17:15. Sa i përket gjendjes fizike dhe psikologjike të ekipit, gjithçka paraqitet e qetë dhe pozitive. Jasir Asani […]

today18/06/2024

Ekonomi

Edukimi financiar, në shkolla/ Minxhozi: Informimi për sistemin financiar shmang rreziqet

Fëmijët ,të rinjtë dhe shtresat vulnerabël do të jenë në fokus të nismes së Bankës së Shqipërisë për të nxitur edukimin financiar. Zv.guvernatorja Luljeta Minxhozi u shpreh se mungesa e kulturës financiare është e rrezikshme për qytetaret në një kohë që në ditët e sotme ka një shtim të shërbimeve që ofrohen online. Megjithatë, vitet e fundit është vërejtur rritje e përfshirjes financiare dhe në vitin 2023, numri i pagesave […]

today17/06/2024

Bota

BE miratoi një ligj që synon rivendosjen e ekosistemeve, specieve dhe habitateve

Bashkimi Evropian dha këtë të hënë miratimin përfundimtar për një plan të madh dhe të shumëpritur për mbrojtje më të mirë të natyrës, të ashtuquajturin Plani i Rimëkëmbjes së Natyrës, i cili për muaj të tërë u përball me kundërshtimin e disa shteteve anëtare dhe protesta të mëdha nga fermerët. Ligji, i cili synon të rivendosë ekosistemet, speciet dhe habitatet në BE, u miratua më në fund në një takim […]

today17/06/2024

Aktualitet

Nga studentë në kamerierë/ Turizmit i duhen edhe 30 mijë punonjës shtesë në këtë sezon

Baret, restorantet dhe hotelet, aktualisht punësojnë mbi 100 mijë individë, por sektori ka mungesa të mëdha, përballë shifrave disa milionëshe të turistëve që vijnë në Shqipëri. Këtë vit shkollat e mesme dhe universitetet po mbyllen më herët, dhe një nga arsyet është edhe furnizimi me fuqi punëtore I tregut të shërbimeve. “Nëse i referohemi shifrave të zyrës së punës dhe INSTAT-it, të punësuar aktualisht në sektorin tonë janë 120 mijë […]

today17/06/2024

Uncategorized

Turizmi malor në modë! Gjithnjë në rritje numri i atyre që preferojnë malin dhe jo detin gjatë verës

Turizmi malor nga viti në vit po bëhet më shumë popullor. Sidomos në këtë periudhë vere, që temperaturat kanë filluar të ngrihen dhe freskinë, turistët nuk e kërkojnë më vetëm në bregdet, por preferojnë dhe zonat malore.  “Shumë turistë të huaj vijnë vetëm për turizmin malor në Shqipëri. Pikat kryesore të turizmit malor momentalisht janë Thethi dhe Valbona dhe lumi Shalës dhe mund të kalojnë rreth 7-8 ditë aty”, tha […]

today17/06/2024

Uncategorized

“Ç’na tha Sylvinho pas Italisë”, Mitaj: Broja mund të jetë heroi ndaj Kroacisë

Mario Mitaj doli sot në konferencën për shtypin përpara Shqipëri-Kroaci – të mërkurën (15:00) në Hamburg – dueli i dytë i kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Kush mund të jetë heroi shqiptar ndaj Kroacisë? Besoj se në përgjithësi të gjithë ne mund të luftojmë për të luajtur sa më mirë me Kombëtaren. Kemi lojtarë si Broja me cilësitë e tij dhe Asani me goditjet e tij. Të luajmë sa […]

today17/06/2024

Politikë

Kundër ligjit për të qëndruar disa vite në Shqipëri, studentët e mjekësisë dorëzojnë padi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

Studentët e mjekësisë kanë dorëzuar një padi pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut lidhur me ligjin që i detyron ata që të rrinë disa vite pas studimeve në sistemin shqiptar të mjekësisë. Në padinë e përpiluar prej disa studentëve, thuhet mes të tjerash se “skema e tillë e punës së detyrueshme e hartuar nga ligji i kundërshtuar ndryshon thelbësisht nga nocioni i “rezidencës” e cila është një kërkesë rregullative […]

today14/06/2024