Lideri gjerman dhe Putin kanë zhvilluar bisedën e parë të drejtpërdrejtë që nga viti 2022 Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Vladimir Putin folën në telefon për një orë pasditen e sotme, ka thënë një burim i qeverisë gjermane. Dating for Senior Singles Lauradate Unsold Antarctica Cruise Cabins For Seniors (Take A Look) Antarctica Cruise | Search Ads Sponsored Links Scholz dhe presidenti rus folën për herë të fundit drejtpërdrejt në dhjetor 2022, tha qeveria. Nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me përmbajtjen e bisedës. Është e vështirë të vlerësohet rëndësia e bisedës derisa të dimë më shumë për atë që u diskutua në të vërtetë, megjithëse ky komunikim vjen mes spekulimeve në rritje se një presidencë e Trump në SHBA mund të çojë në negociata për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Siç raporton Rel, zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha se Scholzi e dënoi “luftën agresore të Rusisë” kundër Ukrainës, gjatë bisedës së tyre telefonike, dhe i kërkoi Putinit t’i japë fund asaj duke i tërhequr trupat ruse që e pushtuan vendin fqinj në shkurt 2022. Këtë bisedë telefonike e ka kritikuar presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskyy. Ky i fundit ka thënë se telefonata i shërben Putinit “për të vijuar represionin e brendshëm në Rusi dhe luftimet në Ukrainë”./Sky News/
Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër, 16 nëntor, në orën 20:45 përballë Çekisë në “Air Albania”. Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë së kësaj sfide. Si rrjedhojë disa akse rrugore në kryeqytet do të jenë të bllokuara nga ora 15:00 e deri në përfundim të ndeshjes. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit; Rruga “Papa Gjon Pali II”; […]