play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sasha Ndreka

9544 Results / Page 30 of 1061

Background

Sport

Ronaldo dhe pronari i Milanit bashkojnë forcat për të blerë Al Nassr

Cristiano Ronaldo pritet të jetë pjesë e një grupi investitorësh që po synon të blejë aksionet e Al Nassr. Sipas raportimeve, grupi drejtohet nga Ronaldo, ndërsa përfshin edhe Gerry Cardinalen, pronarin e Milanit dhe CEO-n e RedBird Capital Partners. Në grup bëjnë pjesë gjithashtu biznesmenët Ibrahim Al-Muhajdib, Mohamed Al-Kurajxhi dhe Sharaf Al-Hariri. Pesë investitorët pritet të investojnë të paktën 92 milionë euro secili në këtë operacion. Aksionet e Al Nassr […]

today15/09/2026

Bota

Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

Franca ka bllokuar përkohësisht rinovimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër personaliteteve dhe kompanive ruse. Në mënyrë të papritur, Parisi i ka kërkuar partnerëve evropianë që nga lista e personave të sanksionuar të hiqet oligarku rus Alisher Usmanov. Usmanov njihet si një nga figurat më influente financiare në Rusi, me investime të mëdha në metalurgji, media dhe telekomunikacion. Ai ka lidhje jashtëzakonisht të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin dhe […]

today15/09/2026

Sport

Nuk ka rikthim në Serie A, Gattuso refuzon Icardin

Mauro Icardi nuk do të transferohet te Lazio dhe shkak për këtë është bërë trajneri Gennaro Gattuso. Klubi italian kishte përparuar në negociatat me 33-vjeçarin gjatë ditëve të fundit. Gjithsesi, Gattuso vendosi përfundimisht kundër afrimit të tij në skuadër. Sulmuesi ka mbetur lojtar i lirë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Galatasaray në fillim të verës. Sulmuesi argjentinas u përfol edhe për një kalim te Olympiacos, por grekët po shohin alternativa […]

today15/09/2026

Politikë

GJKKO merr vendimin për Metën, ish-presidenti mbetet në burg

  Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga mbrojtja e tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Avokatët e Metës kishin kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë sigurie, duke synuar që ish-presidenti të mos qëndronte më pas hekurave gjatë vijimit të procesit […]

today15/09/2026

Teknologji

Bill Gates paralajmëron qeveritë: Bota nuk është gati për ndikimin e Inteligjencës Artificiale

  Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka ngritur shqetësimin se qeveritë në mbarë botën nuk po përgatiten mjaftueshëm për ndryshimet që Inteligjenca Artificiale pritet të sjellë në shoqëri. Në një intervistë për Reuters, Gates tha se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë po ecën shumë më përpara se përpjekjet e qeverive për t’iu përshtatur pasojave të saj. “Nuk mendoj se ndonjë qeveri po merret me këtë në masën që duhet të […]

today15/09/2026

Sport

Axhenda e Kombëtares për Ligën e Kombeve

Në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve që do të zhvillohen në fund të këtij muaji dhe në fillimin e tetorit, trajneri Ronaldo Maran do të publikojë të premten më 18 shtator listën me futbollistët e grumbulluar. Kurioziteti është i madh për të kuptuar nëse italiani do të bëjë revolucion duke afruar lojtarë të rinj, i diktuar edhe nga dëmtimet dhe mungesa e minutave, apo do të ruajë të […]

today14/09/2026

Sport

Java katërt, përzgjidhet formacioni më i mirë në Superiore

Java e katërt e Superiores uli siparin mbrëmjen e së dielës, ndërsa trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur edhe formacionin më të spikatur të kësaj jave. Në krye të formacionit 4-3-3 është vendosur trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, pas fitores 2-1 ndaj Egnatias. Në portë është përzgjedhur Gabriel Guri i Laçit, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Ardit Toli (Teuta), Bruno Dita (Dinamo City), Elion Stafa (Laçi) dhe Ndong (Tirana). […]

today14/09/2026

Sport

Polemikat pas derbit United-City, shpërthen Rooney: VAR-i është i tmerrshëm

Wayne Rooney, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj teknologjisë VAR pas humbjes 1-0 të Manchester United ndaj Manchester Cityt në “Old Trafford”. Sfidën e vendosi goli i Erling Haaland, i cili fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje dhe më pas u akordua nga dhoma VAR. Episodi ngriti dyshime të mëdha pasi Enzo Fernandez ndodhej në pozicion jashtë loje aktiv duke ndikuar te reagimi i portierit të United. Vetë […]

today14/09/2026

Bota

Një ‘rregullator’ për Inteligjencën Artificiale? Google, OpenAI dhe Anthropic diskutojnë idenë

Anthropic, Google dhe OpenAI kanë zhvilluar diskutime për krijimin e një organizate që do të vendoste standarde për industrinë e inteligjencës artificiale, në një kohë kur shqetësimet për sigurinë, testimin dhe përdorimin e modeleve të avancuara po shtohen. Sipas CNN, i cili citon burime të njohura me bisedimet, negociatat po vazhdojnë pavarësisht nëse administrata e presidentit amerikan Donald Trump do të përfshihet ose jo në këtë nismë. Ideja thuhet se […]

today14/09/2026