play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

sashaclubfm

9184 Results / Page 220 of 1021

Background

Bota

Turqia përgatit diplomacinë për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës, pritet takimi i liderëve në Stamboll

Turqia ka intensifikuar përpjekjet e saj diplomatike për të lehtësuar bisedimet e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, duke shprehur gatishmërinë e saj për të pritur udhëheqësit e të dyja palëve, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, së bashku me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe Ministri i Jashtëm Hakan Fidan kanë kryer diplomaci intensive në ditët e fundit pas shpresave në rritje për rifillimin e […]

today13/05/2025

Aktualitet

Samiti Europian në Tiranë, policia e shtetit tregon akset rrugore që duhen shmangur në kryeqytet gjatë së premtes

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Parë Rebani Jaupi, në një konferencë për shtyp, foli në lidhje me masat e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të samitit “European Politicial Community”, më datë 16 maj 2025. Ai tregoi akset rrugore që do të bllokohen në kryeqytet për këtë aktivitet. “Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të medias, Me cilësinë e […]

today13/05/2025

Show Biz

Sonte nata e parë e Eurovision 2025, ja kur performon “Shkodra Elektronike”

Sonte në orën 21:00 mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit europian, “Eurovision Song Contest 2025”. Këtë vit edicioni i 69-të do të zhvillohet në Bazel të Zvicrës. Një total prej 15 vendesh do të ngjiten në skenë në mbrëmje, por vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen për Finalen e Madhe të shtunën (17 maj), ku do të kurorëzohet fituesi i Eurovision 2025 . ‘Shkodra Elektronike’ do ta përfaqësojë […]

today13/05/2025

Sport

Zyrtare, Ancelotti trajner i Brazili

Nuk ka më dyshime. Carlo Ancelotti do të jetë zyrtarisht trajner i kombëtares së Brazilit. Njoftimi ka ardhur nga Federata Braziliane e Futbollit, e cila konfirmoi teknikun italian në stol. Ancelotti do të qëndrojë në stolin e Realit deri në fund të sezonit aktual dhe më pas do të kalojë te Brazili. Presidenti i Federatës Braziliane, Ednaldo Rodrigues u shfaq shumë i lumtur për arritjen e marrëveshjes, për të cilën […]

today12/05/2025

Sport

Botërori 2026/ FSHF informacion për shitjen e biletave të ndeshjes Shqipëri – Serbi

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit njofton se do të ndjekë një procedurë të posaçme për shitjen e biletave, me qëllim menaxhimin sa më efikas të kërkesës së lartë nga tifozët shqiptarë. Duke qenë se kërkesat pritet të tejkalojnë kapacitetin e stadiumit, FSHF bën me dije se nuk do të ketë shitje të menjëhershme […]

today12/05/2025

LifeStyle

Time publikon listën e 100 njerëzve më me ndikim për vitin 2025

Revista Time ka publikuar listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë. Në të përfshihen politikanë, sipërmarrës teknologjie, biznesmenë, yje dhe njerëz të fushës së argëtimit. Siç revista shprehet në një shkrim, lista e këtij viti tregon për forcat që i japin formë jetës sonë. Në të përfshihen 6 anëtarë të administratës Trump çka përbën kontigjentin më të madh që pas hyrjes së Obama në Uashingon. 16 CEO korporatash që janë shenjë […]

today12/05/2025

Interesante

Misteri përtej fjalëve, ç’ndodh në trurin tonë kur lexojmë?

Ndjesia e të humburit në një libër fantastik është e pakrahasueshme, por ne nuk dimë thuajse asgjë se çfarë ndodh në trurin tonë teksa shndëron simbolet e vogla në letra e ekrane në botë të tëra. Neuroshkencëtarja Sabrina Turker nga Max Planck Institute në Gjermani e shprehu këtë në vitin 2023 ku theksoi se pjesa më e madhe e informacionit që kemi mbi këtë temë vjen nga studime unike me numra të vegjël […]

today12/05/2025

Art & Kulturë

“Oda mikpritëse e gjyshes”, Shkodra Elektronike parakalon me kostumografinë e veçantë në tapetin e Bazelit

Në Bazel të Zvicrës ka nisur ceremonia e hapjes së Eurovision 2025 dhe parada në tapetin e bruztë, një nga momentet më të shumëpritura të këtij aktiviteti. Ndër parakalimet më të spikatura ka qenë ai i grupit “Shkodra Elektronike”. Beatriçe Gjergji e veshur me një fustan të punuar me dorë nga nëna e saj, Irina Dema, solli në vëmendje trashëgiminë shqiptare përmes paraqitjes së saj krejt të veçantë. Beatriçe Gjergji […]

today12/05/2025

Sport

Anglia vendos rekord në Champions League

Premier League angleze konfirmoi edhe njëherë se është kampionati më i fortë i kontinentit. Elita e futbollit ka vendosur një rekord të ri për paraqitjet në Champions League, duke pasur gjashtë klube në sezonin e ardhshëm. Fitoret e Manchester United dhe Tottenham në gjysmëfinalet e Europa League, dekretuan një finale tërësisht angleze. Duke qënë se asnjëra prej skuadrave nuk do arrijë të kualifikohet përmes kampionatit, fituesi do siguronte automatikisht një […]

today09/05/2025