play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Ariana Grande:”Fama, thikë me dy presa”.

today12/02/2025

Background
share close

Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka treguar se si e ka menaxhuar stresin dhe sfidat që vijnë me famën, duke theksuar rëndësinë e terapisë psikologjike për t’u kujdesur për shëndetin mendor.

31-vjeçarja  ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj, por ajo e pranon se fama mund të jetë “thikë me dy tehe”. 

“Kam qenë shume me fat që kam pasur miq dhe familjarë të jashtëzakonshëm si dhe psikologe të jashtëzakonshme.

Ishte një periudhë e çmendur, gjithçka që doja ishte të këndoja dhe të vlerësohesha për punën time, por më dukej sikur sa më shumë që muzika ime bëhej e suksesshme, aq më shumë njerëz përpiqeshin të më shkatërronin”, ka thënë ajo në një intervistë për “The Hollywood Reporter”.

 

Grande ka thënë se beson që duhen marrë më shumë masa mbrojtëse për yjet e rinj të industrisë së argëtimit.

“Kam folur për masat mbrojtëse që mendoj se duhet të merren”, ka thënë ajo.

MuchMusic on X: "Ariana Grande serves business casual for The Hollywood Reporter 🧳 📸: AB + DMA https://t.co/I3ngC7drEU" / X

Ariana Grande on Wicked, Oscars, Music and Love

Ariana Grande on Wicked, Oscars, Music and Love

Kur u pyet nëse yjet e rinj duhet të kenë psikolog, ylli ka pohuar.

“Po, dhe jo vetëm kaq. Ëndërroj  për një botë ku nuk do të ishte e mundur të hyje në industrinë e argëtimit pa e pasur të shkruar në kontratë, qoftë me shtepine diskografike  apo me kompaninë, që do të ketë terapi me psikolog disa herë në javë dhe një sistem mbështetës”, ka thënë Grande.

Written by: Elsa Ymeri

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *