Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia kosovare
Presidentja Vjosa Osmani sot (e martë) ka nënshkruar dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës. Sipas presidentes Osmani, dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim për shtetin e Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë. “Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga […]