Pamjet mahnitëse nga Kriporja e Vlorës
Nuk duhet shkuar shumë larg për të parë këto pamje magjepsëse.Siç duket nga kjo video që ka shpërndarë kryeministri Edi Rama imazhet janë mbresëlënëse. Dhe ndodhet këtu, në Shqipëri. Bëhet fjalë për imazhet mbresëlënëse të kripores së Vlorës, e cila është pjesë e peizazhit natyror Pishë Poro-Nartë. “Merr pamje magjike falë mikroalgave njëqelizore të cilat rriten vetëm në këto habitate duke krijuar ngjyrat surreale”, tha kryeministri.