play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

1132 Results / Page 18 of 126

Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, 2 shtatori ditë zie kombëtare

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat. Anagnosti u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 89-vjeçare, ndërsa ditën e sotme janë planifikuar homazhet për të në Teatrin e Operas […]

today02/09/2025

Aktualitet

Filmat që lënë gjurmë, trashëgimia e pavdekshme e Dhimitër Anagnostit

Sot, 1 shtator, arti shqiptar humbi një nga ikonat e tij më të mëdha. Dhimitër Anagnosti, regjisor, skenarist dhe artist i jashtëzakonshëm, la gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë shqiptare dhe në zemrat e publikut. Po kush ishte Dhimitër Anagnosti? Dhimitër Anagnosti lindi në fshatin Vuno të Vlorës më 23 Janar 1936 dhe është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të […]

today01/09/2025

Aktualitet

Zhurmat po na shurdhojnë, raporti: Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, kryeson Tirana

Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi ditën e as natën. Përditshmëria përkufizohet nga bori makinash, zhurmë marmitash, frenime e dhënie gazi të befta, fishkëllima e ulërima, kantiere ndërtimi e shumë si këto. Trafiku është shkaktari kryesor i zhurmave por jo i vetmi. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit referon se në çdo qytet ku është matur niveli i zhurmave ai ka rezultuar më i lartë se niveli limit […]

today29/08/2025

Aktualitet

Dekorohen heronjtë në luftën ndaj zjarreve

Ditën e sotme u zhvillua një ceremoni mirënjohjeje kombëtare për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve. Kreu i qeverisë, Edi Rama, dekoroi me Medaljen e Mirënjohjes Publike dhe Vlerësimit Profesional disa prej heronjve në betejën ndaj zjarreve. Ai u shpreh se dekorimi është një “Shenjë simbolike mirënjohjeje dhe mesazh për të gjithë këtë trupë që meriton nderimin më të posaçëm”. “Beteja e zjarreve që përfshiu […]

today27/08/2025

Aktualitet

Kosova i jep fund krizës/ Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit

Pas sagës së gjatë të dështimeve të konstituimit, sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës! Zgjedhja e tij si kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Basha mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime.  

today26/08/2025

Aktualitet

Produktiviteti i punës, Shqipëria ngelet e fundit në rajon

Shqipëria edhe vitin e kaluar kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë. Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë. Ky tregues është rritur me 18.2% krahasuar me vitin 2023, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ende ngelet i […]

today25/08/2025

Aktualitet

Nis sot shpërndarja e librave për 236 mijë nxënës

Ditën e sotme nis shpërndarja e librave shkollorë për nxënësit. Në total janë 236 mijë fëmijë në të gjithë vendin që do t’i marrin librat falas. Lajmin e njoftoi kryeministri Edi Rama. “Me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë Falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj […]

today25/08/2025

Aktualitet

Plani i rritjes së BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 mln euro

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në  kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të financohen përmes Kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Nga faza e parë e financimit Shqipëria përfiton 32 milionë euro për tre projekte. Projekti i parë është “Digjitalizimi i sistemit të transmetimit të energjisë”, i cili përfshin 40 nënstacione të tensionit të lartë në gjithë vendin, […]

today21/08/2025

Aktualitet

“Shmangen burokracitë”, Rama: Certifikata e Aftësimit Profesional do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar një tjetër hap të suksesshëm drejt modernizimit të shërbimeve publike në vend. Shefi i qeverisë me një shkrim në rrjetet sociale shkruan se Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) tashmë do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit si Kodi 95, duke shmangur kështu nevojën për një karton të veçantë. Kjo qasje e re shton Rama shmang burokracitë, e bën më të lehtë procesin […]

today20/08/2025