Nuk ka ende vendim, shtyhet seanca e Kushtetueses për Ilir Metën
Gjykata Kushtetuese nisi të martën shqyrtimin e vendimit të Parlamentit për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta. Seanca nisi rreth orës 10:00 duke vazhduar pa ndërprerë deri në orën 15:00. Pas dy orë pushim seanca rinisë dhe vazhdoi deri në orën 19:00. Më pas Gjykata vendosi që të shtyjë seancën për ditën e enjte në orën 10:00. Kjo nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese shtyn vendime të rëndësishme që pas rivënies […]