Balluku: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku deklaroi ditën e mërkurë se pavarësisht situatës së vështirë energjetike në vend për shkak të thatësirës por dhe situatës gjeopolitike, nuk do të ketë ndërprerje të energjisë dhe as rritje të çmimit. Balluku bëri me dije gjatë mbledhjes së Komitetit të Energjisë se deri më sot situata është menaxhuar në mënyrën më të mirë, duke bërë që Shqipëria të përballojë me sukses situatën. […]