“Vende që të lënë pa frymë”, revista franceze promovon Shqipërinë si destinacioni turistik
Revista franceze “ELLE” në një shkrim shkruan për bukuritë e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga revista, ku promovohet Shqipëria si destinacioni turistik që s’duhet humbur. “Revista e mirënjohur franceze “ELLE” promovon Shqipërinë si destinacioni turistik që s’duhet humbur, me “Vende që ju lënë pa frymë, tradita gastronomike të mrekullueshme, trashëgimi kulturore e mahnitshme😍” shkruan Rama në postimin e tij.