play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

“Silk Sonic” pushtojnë Vegasin! 13 koncerte në Dolby Live këtë vit

today19/01/2022

Background
share close

Dyshja e njohur e muzikës “Silk Sonic”,  ka paralajmëruar serinë e koncerteve në Las Vegas për vitin 2022.

Dyshja e përbërë nga Bruno Mars dhe Anderson Paak do të mbajë gjithsej 13 koncerte në teatrin “Dolby Live”, nga 25 shkurti deri më 2 prill. Biletat tashmë kanë dalë në shitje.

“Marrëveshja është përfunduar dhe tani Vegasi mund të mos jetë më kurrë njësoj. Jeni të ftuar në koncertin më të madh në qytetin e dritave”, deklaroi Paak përmes postimit të tij në Instagram, ndersa Bruno Mars shkroi: “Më në fund po ndodhë.. Djemtë e ‘Silk Sonic’ do të performojnë live në Las Vegas”.

Performancat e titulluara “An Evening With Silk Sonic” e sjellin dyshen e famshme të muzikës duke  interpretuar këngën e albumit debutues me të njëjtin titull. Ato zënë vend pothuajse një vit pasi  muzikantët   shënuan premierën e projektit të tyre të përbashkët në ceremoninë “Grammy 2021”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%