play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Rebel Wilson prezantuesja e ceremonisë “BAFTA”

today18/01/2022

Background

Aktorja australiane, Rebel Wilson do të jetë prezantuesja e ceremonisë së sivjetshme “BAFTA”, bëri të ditur  Akademia Britanike e Filmit.

Komediania e famshme e njohur për rolet në filma të tillë si, “Bridesmaids” dhe “Pitch Perfect”, do të drejtojë ngjarjen e rëndësishme të kinematografisë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila mbahet më 13 Mars në “Royal Albert Hall”.

“Ndihem  shumë e nderuar që do ta prezantoj ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘BAFTA’ në muajin Mars, kur Covid-19 nuk do të ekzistojë më sepse deri atëherë sigurisht që kjo pandemi do të ketë ikur. Do të jetë një natë shumë argëtuese. Ky show do të jetë një festë e përvitshme e disa filmave të rëndësishëm britanik dhe jam e sigurt se të gjithë do të argëtohen. Shihemi në muajin Mars”, deklaroi aktorja përmes një komunikate zyrtare për media.

Ceremonia e kaluar “BAFTA” u prezantua nga dyshja, Edith Bowman dhe Dermot O’Leary, pa publik të pranishëm në sallë dhe me masa të rrepta të sigurisë pë shkak të pandemisë së koronavirusit. Këtë vit, ky eveniment  do të garojë me atë të  “Critics Choice Awards” që mbahet  në Los Angeles, i cili së fundmi e ricaktoi datën e mbajtjes në të njëjtën natë me ceremoninë “BAFTA”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *