play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

““Buzëqeshja e Glasgout” shenja që afroi Tommy Flanagan me kinemanë

today17/01/2022

Background
share close

 

Tommy Flanagan është një aktor skocez, i cili ka luajtur në filma të tillë, si “Braveheart”
(1995) e “Gladiator” (2000), si dhe në serialin e suksesshëm “Sons of Anarchy”.Ai është
i njohur edhe për shenjat e dallueshme në fytyrën e tij që njihen si “Buzëqeshja e
Glasgout”.Aktori ka lindur në Easterhouse dhe është rritur në një pjesë të egër të
qytetit më të populluar skocez.Gjatë largimit nga një lokal nate pas një mbrëmjeje
argëtuese, një grup njerëzish kanë tentuar që ta grabisin.Ai është konfrontuar me
sulmuesit, ndërsa ata ia kanë prerë fytyrën nga njëri vesh në tjetrin duke ia lënë një
plagë të njohur si “Buzëqeshja e Glasgout”.Ka qenë pikërisht periudha kur Flanagan po
shërohej në spital nga plagët e rënda kur miku i tij, Robert Carlyle, e bindi që ta
provonte veten në aktrim.“Nuk i shoh më shenjat. Ato tashmë janë thjesht një histori
antike. Ka qenë një gjë e tmerrshme ajo që ka ndodhur para shumë vitesh. Nuk mendoj
më rreth asaj (ngjarjeje). Është thjesht si  një rrudhë e madhe në fytyrën time”, ka
thënë aktori për revisten “Vulture”.

 

 

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *