play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Uncategorized

Trump dekoron Rudy Giulianin në Zyrën Ovale

today25/11/2026

Background
share close

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka akorduar ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, Medaljen Presidenciale të Lirisë, një prej dekoratave më të larta civile në SHBA.

Ish-kryebashkiaku 82-vjeçar ndau disa fotografi nga ceremonia përmes një postimi në rrjetin social X, ku shprehu mirënjohjen për vlerësimin e marrë.

Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, vlerësoi kontributin e tij në jetën publike amerikane, duke e cilësuar Giulianin si një shërbëtor publik të përkushtuar, lidershipi i të cilit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Nju Jork dhe në Shtetet e Bashkuara.

Rudy Giuliani u bë i njohur fillimisht për luftën kundër mafias në Nju Jork, gjatë karrierës së tij si prokuror. Më pas, si kryebashkiak i qytetit, ai mori vëmendje ndërkombëtare për mënyrën se si menaxhoi situatën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Megjithatë, vitet e fundit reputacioni i tij është dëmtuar ndjeshëm. Në vitin 2023, Giuliani u urdhërua të paguante 148 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje ndaj dy punonjësve zgjedhorë në Xhorxhia, të cilët i kishte akuzuar për përfshirje në manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Giuliani ishte një prej figurave kryesore që udhëhoqën përpjekjet e Donald Trump për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve, të fituara nga demokrati Joe Biden. Pas këtyre zhvillimeve, ai u përjashtua nga shoqatat e avokatëve në Nju Jork dhe Uashington.

Dhënia e medaljes nga Trump vjen në një kohë kur Giuliani vazhdon të jetë një figurë e debatueshme në politikën amerikane, për shkak të rolit të tij në përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Written by: Neada Mucaj

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *