Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today25/11/2026
Një moment historik është shënuar në edicionin e 75-të të konkursit ndërkombëtar të bukurisë, Miss Universe 2026. Për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni, kurorën e më të bukurës në botë e fiton një grua që është nënë. Bëhet fjalë për 27-vjeçaren Jennifer Barreto, përfaqësuesen e Porto Rikos, e cila u shpall fituese në finalen e zhvilluar më 24 nëntor në San Juan, përballë 116 konkurrenteve nga vende dhe territore të ndryshme të botës.
Barreto mori kurorën nga fituesja e vitit të kaluar, meksikania Fátima Bosch, duke i dhuruar Porto Rikos titullin e gjashtë në historinë e Miss Universe. Fitorja merr një rëndësi të veçantë edhe për vendin pritës, i cili rikthehet në majën e këtij kompeticioni pas 20 vitesh. Fituesja e fundit nga Porto Riko ishte Zuleyka Rivera, në vitin 2006.
Jennifer Barreto është 27 vjeçe, nënë e një vajze të quajtur Penelope dhe e angazhuar në fushën e psikologjisë dhe shërbimeve sociale. Ajo ka ndërtuar profilin e saj profesional në mbështetjen sociale dhe parandalimin e problemeve që prekin individët dhe familjet.
Pjesëmarrja e saj në Miss Universe përfaqëson gjithashtu një ndryshim të rëndësishëm në historinë e konkursit, i cili prej vitit 2023 ka hequr kufizimet që përjashtonin gratë e martuara dhe ato me fëmijë. Kështu, Barreto bëhet gruaja e parë që fiton titullin ndërsa është nënë.

Në pesëshen më të mirë të këtij edicioni u renditën:
Jennifer Barreto – Porto Riko (fituese)
Melissa Núñez – Republika Dominikane
Clara Vegas – Venezuela
Bea Millan-Windorski – Filipine
Georgia Waddington – Zelanda e Re
Finalja u zhvillua në Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot, në San Juan, në një mbrëmje që mblodhi mijëra spektatorë dhe përfaqësuese nga e gjithë bota.
Një tjetër njoftim i rëndësishëm gjatë mbrëmjes ishte se Porto Riko do të jetë sërish vendi organizator i edicionit të 76-të të Miss Universe, në vitin 2027.
Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)