play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Uncategorized

“Kam parë djallin tri herë”, zbulimet e pazakonta nga ditari personal i Papa Françeskut

today25/11/2026

Background
share close

Zbulime të pazakonta nga jeta shpirtërore e Papa Françeskut janë bërë publike përmes ditarit të tij personal, ku Ati i Shenjtë rrëfen se është përballur fizikisht me djallin në tri raste të ndryshme, si dhe për një përvojë kur pretendon se ka parë portat e ferrit.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters dhe gazetës britanike “The Guardian”, këto rrëfime janë pjesë e librit të ri “The Private Diary of Pope Francis”, i cili përmban shënime personale të mbajtura nga Françesku gjatë periudhës 1992–2024. Libri është përgatitur nga kardinali argjentinas Víctor Manuel Fernández, një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

Në një shënim të janarit 2021, Papa Françesku përshkruan tri episode kur, sipas tij, kishte parë djallin. Dy prej tyre kishin ndodhur gjatë kohës kur shërbente si kryepeshkop i Buenos Airesit, ndërsa rasti i tretë në Romë, pas një vizite në Kili.

Në rrëfimet e tij, Françesku përshkruan sytë kërcënues dhe zërin e frikshëm të asaj që besonte se ishte djalli, duke shkruar se nuk mund t’i harronte këto përvoja.

Një tjetër episod daton në qershor të vitit 2018, kur ai shkroi se kishte parë portat e ferrit. Sipas shënimit, kjo përvojë e kishte tmerruar dhe ai ishte kapur pas rruzares për të gjetur forcë dhe mbrojtje shpirtërore.

Agjencia Associated Press lidh këtë episod edhe me tronditjen e Françeskut pas skandalit të abuzimeve seksuale në Kishën e Kilit, për të cilin ai fillimisht kishte dhënë një qëndrim që më vonë e pranoi se ishte i gabuar.

Ditari zbulon gjithashtu një periudhë të vështirë shpirtërore gjatë viteve 2021–2022, kur Papa përjetoi dyshime, frikë dhe një betejë të brendshme për mënyrën se si ushtronte autoritetin në krye të Kishës Katolike.

Sipas kardinalit Fernández, këto shënime ofrojnë një pasqyrë të rrallë të jetës së brendshme të Papa Françeskut, larg imazhit të tij publik si udhëheqës i Kishës Katolike.

Papa Françesku ndërroi jetë më 21 prill 2025, ndërsa ditari i tij po publikohet pas vdekjes, duke zbuluar aspekte pak të njohura të jetës së tij personale dhe shpirtërore.

Written by: Neada Mucaj

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *