play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Gjobat do të vijnë direkt në telefon, Rama prezanton sistemin e ri përmes e-Albania: Pagesa dhe ankimi online

today24/11/2026

Background
share close

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Sistemin Unik të Gjobave, një platformë të re digjitale që do të ndryshojë mënyrën e vendosjes, njoftimit dhe administrimit të masave administrative në vend.

Përmes këtij sistemi, qytetarët do të njoftohen në kohë reale për çdo gjobë të vendosur, përmes platformës e-Albania, ku do të mund të shohin të gjitha detyrimet e tyre, të ndara në gjoba aktive, të paguara dhe të apeluara.

Një tjetër risi është mundësia e kryerjes së pagesave dhe paraqitjes së ankesave drejtpërdrejt nga telefoni, pa pasur nevojë për dokumentacion fizik apo procedura në sportele.

Sipas kryeministrit, çdo gjobë do të pajiset me një numër unik identifikimi dhe një bazë të qartë ligjore. Sistemi do të mundësojë gjithashtu identifikimin e punonjësve përgjegjës për vendosjen e masave administrative, duke garantuar gjurmueshmërinë e çdo procedure.

Gjatë prezantimit, Rama bëri të ditur se hapi i radhës do të jetë krijimi i Regjistrit Kombëtar të Gjobave, ku do të përfshihen të gjitha masat administrative të vendosura nga institucionet shtetërore.

Një tjetër projekt i paralajmëruar është pajisja e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe inspektorëve në terren me kamera trupi, të cilat do të jenë aktive gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas Ramës, pamjet do të mundësojnë monitorimin e veprimtarisë së punonjësve dhe mënyrës së komunikimit me qytetarët, me synimin për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë në administratën publike.

Written by: Neada Mucaj

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *