Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today13/11/2026
Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, ka ndarë detaje nga një prej periudhave më të vështira të jetës së tij, gjatë një interviste për televizionin kroat “RTL Direkt”.
Ai ka rrëfyer se në vitin 1992, në kohën e luftës në Bosnjë, kishte mbetur i bllokuar në Sarajevë së bashku me bashkëshorten e tij, Anesën, e cila në atë kohë ishte e dashura e tij.
Gjatë intervistës, Lipa foli edhe për largimin nga Prishtina në vitin 1992, për shkak të rrethanave dhe problemeve politike në Kosovë. Ai tregoi se kishte zgjedhur Londrën si destinacion, jo për arsye ekonomike, por për shkak të dashurisë ndaj muzikës dhe artit që ofronte kryeqyteti britanik.
“E lashë vendlindjen time, Prishtinën, në vitin 1992 dhe shkova në Londër, megjithëse Londra nuk ishte një destinacion i zakonshëm për emigrantët në atë kohë. Ishte një qytet për dashamirësit e muzikës dhe artit, një qytet me të cilin do të dashuroheshe dhe thjesht do të tërhiqeshe”, u shpreh ai.
Dukagjin Lipa theksoi se, ndryshe nga ata që emigronin për arsye ekonomike drejt Zvicrës, Gjermanisë, SHBA-së apo vendeve skandinave, vendimi i tij për t’u larguar nga Kosova ishte i lidhur me situatën politike.
Ai kujtoi gjithashtu periudhën kur kishte mbetur në Sarajevë gjatë luftës, duke shtuar se sot ndihet mirë që ka mundësinë të promovojë Kosovën dhe ta prezantojë atë para botës ashtu siç e meriton.
Një pjesë e intervistës iu kushtua edhe marrëdhënies së veçantë me vajzën e tij, Dua Lipën, me të cilën prej vitesh bashkëpunon edhe në aspektin profesional.
Ai tregoi se mes tyre ekziston një ndarje e qartë mes marrëdhënies familjare dhe asaj profesionale, ndërsa vendimet që lidhen me karrierën e këngëtares merren gjithmonë në bashkëpunim me të.
I pyetur se kush e ka fjalën e fundit në vendimmarrje, Dukagjin Lipa dha një përgjigje të prerë: “Gjithmonë ajo”.
Sipas tij, veçanërisht në çështjet krijuese, fjala përfundimtare i takon Duas, ndërsa asnjë vendim nuk merret pa dijeninë dhe dakordësinë e saj.
Në fund, ai foli edhe për jetën familjare, duke treguar se pavarësisht famës ndërkombëtare të Duas, familja përpiqet të ruajë sa më shumë normalitetin. Këngëtarja vazhdon të kalojë kohë me miqtë e fëmijërisë, vëllain dhe motrën.
Dukagjin Lipa zbuloi gjithashtu se të tre fëmijët e tij flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe, ndërsa në familje përdoren disa gjuhë. Ai vetë zotëron edhe gjuhën kroate, me theks boshnjak.
Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)