Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today11/11/2026
Shumë pajisje elektrike konsumojnë energji edhe kur janë të fikura, duke ndikuar në rritjen e faturës mujore. Edhe pse në pamje të parë duken të fikura, disa prej tyre vijojnë të konsumojnë energji elektrike, pa u vënë re.
Ekspertët paralajmërojnë se ky konsum i fshehtë i energjisë, i njohur si konsumi në modalitetin “standby”, mund të shmanget përmes disa veprimeve të thjeshta në përditshmëri. Sipas ekspertes Natalia Lachim, ka disa pajisje që duhen shkëputur nga priza pas përdorimit, për të mos harxhuar energji në mënyrë të panevojshme.
Ndër pajisjet që kërkojnë më shumë vëmendje janë televizori, çajniku elektrik dhe karikuesit e telefonave apo laptopëve.
Televizori, edhe kur fiket me telekomandë, mund të vazhdojë të konsumojë energji nëse mbetet i lidhur me rrjetin elektrik. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me karikuesit, të cilët, në varësi të modelit, mund të tërheqin një sasi të vogël energjie edhe kur nuk janë duke karikuar një pajisje.
Edhe çajniku elektrik është ndër pajisjet që duhen kontrolluar pas përdorimit. Mbajtja e pajisjeve të tilla të lidhura vazhdimisht me energjinë nuk është gjithmonë e nevojshme, ndaj shkëputja e tyre nga priza është një mënyrë për të shmangur konsumin e panevojshëm.
Për të ulur shpenzimet, këshillohet që përdoruesit të mos mjaftohen vetëm me fikjen e pajisjeve përmes butonit, por të kontrollojnë nëse ato vijojnë të jenë të lidhura me rrjetin elektrik. Një kujdes i tillë është veçanërisht i rëndësishëm për pajisjet që nuk përdoren për orë të tëra ose gjatë natës.
Edhe pse konsumi i secilës pajisje mund të jetë i vogël, përdorimi i vazhdueshëm i disa pajisjeve në këtë mënyrë mund të ndikojë në faturën përfundimtare. Shkëputja e tyre nga priza, kur nuk janë në përdorim, mbetet një nga mënyrat më të thjeshta për të kursyer energji dhe për të shmangur shpenzimet e panevojshme në familje.
Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)