Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today09/11/2026
Regjisori i njohur kilian Sebastián Lelio ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare në Santiago të Kilit. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij përmes një deklarate të publikuar të premten, më 6 nëntor.
Sipas mediave të huaja, familja bëri të ditur se regjisori ndërroi jetë për arsye shëndetësore, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi shkakun e vdekjes.
Lelio u bë i njohur ndërkombëtarisht me filmin “A Fantastic Woman”, i cili fitoi çmimin Oscar në vitin 2018 në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar, duke i dhënë Kilit një nga sukseset më të rëndësishme në historinë e kinematografisë.
Gjatë karrierës së tij ai realizoi edhe filma të njohur si “Gloria”, “Disobedience”, “Gloria Bell” dhe “The Wonder”, duke bashkëpunuar me aktorë të njohur ndërkombëtarë, mes tyre Julianne Moore, Rachel Weisz dhe Florence Pugh.
Në shtator, regjisori kishte nisur punën për filmin e tij të ri, “Poeta Chileno”, bazuar në romanin e shkrimtarit Alejandro Zambra.
Vdekja e tij shënon një humbje të madhe për kinematografinë kiliane dhe atë ndërkombëtare.
Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)