play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Gjykata amerikane bllokon përkohësisht ndërtimin e harkut të triumfit të Trump

today06/11/2026

Background
share close

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht ndërtimin e harkut triumfal që presidenti Donald Trump planifikon të ngrejë në kryeqytetin amerikan, Uashington. Vendimi parashikon një ndërprerje 14-ditore përpara nisjes së punimeve, të cilat administrata Trump kishte deklaruar se mund të fillonin që këtë javë.

Vendimi i gjykatëses Tanya Chutkan vjen vetëm pak orë pasi Komisioni Kombëtar i Planifikimit të Kryeqytetit miratoi projektin me 8 vota pro dhe 4 kundër. Monumenti parashikohet të jetë rreth 76 metra i lartë dhe synon të përkujtojë 250-vjetorin e themelimit të Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë e ka përshëndetur miratimin e projektit, duke e cilësuar harkun si një monument historik dhe një homazh të rëndësishëm për historinë amerikane dhe veteranët e luftës.

Projekti parashikon një hark monumental, në majë të të cilit do të vendoset një statujë e artë e Lirisë me krahë, e shoqëruar nga dy shqiponja të arta. Në strukturë do të jenë të gdhendura edhe mesazhet “Një komb nën Zotin” dhe “Liri dhe drejtësi për të gjithë”.

Por plani i Trumpit nuk kufizohet vetëm te ndërtimi i një monumenti. Administrata amerikane ka deklaruar se struktura do të shërbejë edhe për ruajtjen e pajisjeve ushtarake dhe do të ketë mundësi për dislokimin e snajperëve dhe dronëve.

Kjo ide është kundërshtuar nga veteranë amerikanë, të cilët e konsiderojnë projektin të papërshtatshëm për një zonë pranë varrezave ushtarake. Njëri prej tyre, John Pomeroy, ish-pjesëtar i Forcave Ajrore amerikane, e cilësoi propozimin si një ide të papjekur dhe paralajmëroi se një strukturë e tillë mund të kthehet në objektiv të sulmeve terroriste.

Edhe Anne Wright, e cila ka shërbyer për 29 vite në ushtrinë amerikane, deklaroi se do të kundërshtojë ndërtimin, duke paralajmëruar protesta dhe përpjekje për të penguar punimet.

Kundër projektit është shprehur edhe kongresmeni demokrat Jared Huffman, sipas të cilit harku do të pengojë pamjen jo vetëm drejt Varrezave të Arlingtonit, por edhe drejt Memorialit të Abraham Lincolnit. Ai e cilësoi monumentin si një projekt që synon të nderojë personalisht Donald Trumpin.

Ndërkohë, kundër ndërtimit janë ngritur disa padi, ku përmenden shqetësimet për ndikimin në mjedis, trafikun, sigurinë dhe mungesën e një miratimi të mundshëm nga Kongresi.

Shtëpia e Bardhë e ka kritikuar vendimin e gjykatës për pezullimin e punimeve, duke e cilësuar atë si ndërhyrje të një gjykate aktiviste. Megjithatë, administrata Trump shprehet e bindur se do ta fitojë betejën ligjore dhe se projekti do të përfundojë.

Harku triumfal është një nga disa projektet me të cilat Trump synon të ndryshojë pamjen e Uashingtonit. Mes tyre është edhe ndërtimi i një salle të madhe ballore në Shtëpinë e Bardhë, me një kosto të parashikuar prej rreth 400 milionë dollarësh, si dhe rikonstruksioni i një fushe golfi 106-vjeçare, projekt që po përballet gjithashtu me kundërshtime ligjore.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *