Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today06/11/2026
Sipas agjencisë Reuters, vlera e rezervave të arit të Polonisë ka arritur në rreth 356 miliardë zloty, ose 91.4 miliardë dollarë. Glapiński theksoi se ari përbën një garanci shtesë për sigurinë financiare të vendit, veçanërisht në një periudhë të karakterizuar nga pasiguri dhe kërcënime të ndryshme gjeopolitike.
Arritja e këtij objektivi vjen pas një fushate intensive blerjesh nga banka qendrore polake. Sipas të dhënave të publikuara në janar, në fund të vitit 2025 Polonia zotëronte rreth 550 tonë ar, ndërsa plani ishte që rezervat të arrinin në 700 tonë.
Sipas të dhënave të Reuters, Polonia renditet tashmë në vendin e dhjetë në botë për rezervat zyrtare të arit. Ky nivel përfaqëson një rritje të konsiderueshme krahasuar me fundin e vitit 2025, kur vendi renditej i 12-ti në klasifikimin global.
Një pjesë e rëndësishme e strategjisë së Bankës Qendrore lidhet edhe me mënyrën e ruajtjes së arit. Plani afatgjatë parashikon që një e treta e rezervave të mbahet në Bankën Federale të Nju Jorkut, një e treta në Bankën e Anglisë në Londër dhe pjesa tjetër në Poloni. Për këtë qëllim, autoritetet polake po planifikojnë edhe ndërtimin e një strukture moderne dhe të sigurt për depozitimin e rezervave në Varshavë.
Rritja e rezervave polake është pjesë e një tendence më të gjerë ndërkombëtare. Sipas Këshillit Botëror të Arit (World Gold Council), bankat qendrore po e përdorin gjithnjë e më shumë arin për diversifikimin e rezervave dhe si mbrojtje ndaj pasigurive financiare dhe gjeopolitike. Në raportin për gjysmën e parë të vitit 2026, institucioni evidentoi Poloninë si blerësin më të madh të arit mes bankave qendrore, me 82 tonë të shtuara vetëm gjatë kësaj periudhe.
Pavarësisht arritjes së objektivit prej 700 tonësh, Glapiński ka lënë të hapur mundësinë e blerjeve të tjera, duke theksuar se nuk sheh arsye për të ndalur shtimin e rezervave të arit.
Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)