play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Trump në provën e parë elektorale, demokratët synojnë përmbysjen

today03/11/2026

Background
share close

Amerikanët i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e mesit të mandatit, në një garë që konsiderohet si një referendum politik për dy vitet e para të mandatit të dytë të presidentit Donald Trump.

Sipas mediave amerikane, rreth 58.7 milionë kanë votuar deri në mesditë, duke e konsideruar një pjesëmarrje rekord.

Udhëheqësi demokrat i Senatit të SHBA-së, Chuck Schumer, hodhi votën e tij në New York dhe tha se demokratët do të fitojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA.

“Populli amerikan dëshiron që ne të bëjmë gjëra që ua përmirësojnë jetën. Trump na ka refuzuar t’i dëgjojmë. Ai madje herë pas here i ka ‘diskursuar’ ato lloj gjërash për të cilat njerëzit interesohen, për kostot dhe gjëra të tilla. A do të ndryshojë ai? Nuk besoj, por ne do ta luftojmë Trumpin me mish e me shpirt dhe do të përqendrohemi te çështjet, pavarësisht se çfarë bën ai”, tha Chuck Schumer.

Në total, amerikanët votojnë për të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe për 35 nga 100 vendet në Senat. Për demokratët, rikthimi i shumicës kërkon fitimin e të paktën tre vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe katër në Senat.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar angazhimin e një mijë monitoruesve dhe vëzhguesve në të 50 shtetet për të mbikëqyrur procesin zgjedhor.

Në qendër të vëmendjes janë garat në Miçigan, Teksas, Alaskë dhe Kansas, ku demokratët synojnë të thyejnë dominimin tradicional republikan.

Sondazhet dhe analistët parashikojnë se demokratët do të fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa gara për kontrollin e Senatit mbetet e hapur. Në garën për Kongresin, demokratët kryesojnë me 46% të mbështetjes, kundrejt 38% për republikanët, sipas sondazheve.

Sipas sondazheve të fundit, presidenti Donald Trump përballet me një nivel të ulët mbështetjeje, me vetëm 32% të amerikanëve që miratojnë punën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Shifra e vendos atë pranë nivelit më të ulët historik.

Pakënaqësia e qytetarëve për rritjen e kostos së jetesës, çmimet e karburanteve dhe politikat ekonomike të administratës Trump po ndikojnë ndjeshëm në klimën elektorale. Veçanërisht shqetësuese për republikanët është rënia e popullaritetit të presidentit, e ndikuar edhe nga lufta me Iranin.

Presidenti ka zhvilluar mitingje që nga fillimi i tetorit, kryesisht në shtetet ku republikanët fituan bindshëm në vitin 2024.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *