play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Zbulohen bisedat mes qendrës së kontrollit dhe makinistëve para aksidentit fatal në Spanjë

today29/10/2026

Background
share close

Regjistrimet audio të publikuara nga mediat spanjolle zbulojnë bisedat mes makinistëve të trenave dhe qendrës së kontrollit hekurudhor në minutat para përplasjes së rëndë që shkaktoi të paktën 69 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Zyrtarët po hetojnë shkaqet e tragjedisë, e cila ndodhi kur një tren që udhëtonte nga Madridi drejt Seviljes u përplas me një tren të ndalur të mërkurën në mëngjes.

Kryeministri Pedro Sánchez, i cili udhëtoi në zonën e aksidentit, tha se autoritetet po punojnë “ditë e natë” për të “zbuluar deri në detajet më të fundit të kësaj tragjedie”.

Njëri tren, i operuar nga kompania shtetërore Renfe, kishte 397 pasagjerë në bord. Përpara tij, në të njëjtën linjë, ndodhej një tren i kompanisë private Iryo, me 147 pasagjerë.

Një problem i raportuar me sistemin automatik të sinjalizimit, një dështim kompjuterik, kishte detyruar ndalimin e të gjithë trenave në segmentin e prekur.

Më pas, treni i Renfe-s u urdhërua “gabimisht” të vazhdonte, sipas ministrit të Transportit të Spanjës. Regjistrimet audio të publikuara nga El País dhe RTVE zbulojnë bisedat mes makinistëve të dy trenave dhe qendrës së kontrollit në kryeqytet para përplasjes.

Në një regjistrim, operatori i qendrës së kontrollit i thotë makinistit të trenit Renfe, i cili kishte disa probleme teknike: “Vazhdoni udhëtimin dhe më pas procedoni nën [Bloqueo de Señalización Lateral], me shpejtësi normale dhe funksionim normal”.

Makinisti pyet: “Me shpejtësi normale?”

Operatori përgjigjet: “Po.”

Ky sistem alternativ përdoret kur sinjalizimi automatik ose transmetimi i të dhënave dështon.

Ndërkohë, makinisti i trenit Iryo thotë në një tjetër regjistrim se komunikimi me sistemin e kontrollit është humbur dhe treni nuk po lëviz.

“Treni është i ndalur përpara sinjalit hyrës në Urda”, i thotë ai operatorit. Pas disa shkëmbimeve, i jepet urdhri të “rifillojë udhëtimin” normalisht.

Makinisti i Iryo-s kontakton sërish qendrën e kontrollit sipas një regjistrimi të mëvonshëm, duke thënë se nuk mund ta nisë trenin. “Treni nuk më lejon të kontrolloj sistemin [e sigurisë]. Prandaj jam ende i ndalur përpara sinjalit hyrës”, deklaron ai.

Ky regjistrim tregon se kontrollori ishte njoftuar se treni Iryo vazhdonte të ishte i palëvizshëm ndërsa treni Renfe po afrohej. Iryo tha se treni i saj u “godit nga pas” nga tjetri.

Ministri i Transportit të Spanjës, Óscar Puente, tha të mërkurën se vendimi për të urdhëruar trenat të rifillonin lëvizjen pa kufizime shpejtësie ishte “i pashpjegueshëm”.

Publikimi i regjistrimeve audio është kritikuar nga disa politikanë spanjollë. Deputeti i platformës së majtë Sumar, Alberto Ibáñez, e quajti publikimin “të neveritshëm”. Ndërsa Irene Montero,  kandidate për kryeministre nga partia e majtë Podemos, tha se përgjegjësia për aksidentin nuk duhet t’i faturohet një punonjësi të vetëm, duke shtuar se makinistët dhe ekspertët prej vitesh paralajmërojnë kundër liberalizimit të sektorit hekurudhor.

Nga vendi i aksidentit, kryeministri Pedro Sánchez deklaroi: “Po punojmë ditë e natë jo vetëm për të mbështetur familjet e viktimave, por edhe për të zbuluar çdo detaj të kësaj tragjedie dhe për të forcuar masat e sigurisë që të mos ndodhë kurrë më”.

Shumica e politikanëve spanjollë kanë anuluar angazhimet publike dhe kanë pezulluar fushatën përpara zgjedhjeve të parakohshme të 29 nëntorit. Përjashtim bëri partia e djathtë ekstreme Vox. Lideri i saj, Santiago Abascal, tha se partia nuk do të marrë pjesë në atë që e përshkroi si përpjekje për të “përdorur zinë për të heshtur kritikat” ndaj infrastrukturës hekurudhore.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *