Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today29/10/2026
Gazeta britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u ndalur te protestat kundër qeverisë në Tiranë, kërkesat e studentëve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe masat e reja që lidhen me tubimet publike.
Sipas raportimit të medias britanike, protestat në kryeqytet po zgjerohen, ndërsa pakënaqësia e demonstruesve lidhet kryesisht me shqetësimet për korrupsionin, problematikat në sistemin shëndetësor dhe mungesën e mundësive për të rinjtë.
Një tjetër çështje e trajtuar në artikull janë masat e reja të miratuara nga mazhoranca qeverisëse, të cilat, sipas Daily Mail, parashikojnë gjoba prej 6 mijë dollarësh për personat e pranishëm në turma ku ndodhin akte dhune ose grabitjeje, edhe në rastet kur ata nuk përfshihen drejtpërdrejt në këto veprime.
Po sipas medias britanike, masat i japin gjithashtu policisë mundësinë për të kufizuar grumbullimet në zona që konsiderohen me rrezik të lartë.
Artikulli pasqyron situatën e krijuar në Shqipëri, duke vënë në fokus përplasjen mes protestave kundër qeverisë dhe masave të reja që lidhen me rendin dhe sigurinë publike.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)