play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Barcelona rekord të ardhurash në “El Classico”

today28/10/2026

Background
share close

Barcelona ka vendosur një rekord të ri në të ardhurat nga shitja e biletave, falë El Clasicos në Spotify Camp Nou. Pavarësisht humbjes 2-1 ndaj rivalit të përjetshëm, Real Madridit, klubi katalanas arkëtoi plot 19.1 milionë euro nga kjo ndeshje.

Sipas raportimit të “Mundo Deportivo”, të ardhurat nga biletat tejkaluan rekordin e mëparshëm prej 16,4 milionë eurosh, të regjistruar gjatë El Clasicos së 10 majit të po këtij viti. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 2.6 milionë eurosh, ose afërsisht 16%.

Suksesi financiar i Barcelonës lidhet kryesisht me politikën e çmimeve të biletave dhe zgjerimin e zonave premium në stadium. Klubi ka zbatuar një sistem dinamik të çmimeve, përmes të cilit vlera e biletave përshtatet sipas kërkesës dhe rëndësisë së ndeshjes.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është zgjerimi i sektorëve VIP, me shtimin e një rreshti të katërt të vendeve premium përgjatë gjithë nivelit të dytë të Spotify Camp Nou.

Rekordi i ri është arritur në një kohë kur stadiumi i Barcelonës nuk ka përfunduar ende procesin e rinovimit dhe nuk funksionon me kapacitetin e tij të plotë.

Pas përfundimit të punimeve, Camp Nou pritet të ketë një kapacitet prej rreth 104,600 spektatorësh, me afro 9,500 vende VIP.

Aktualisht, numri i vendeve premium është rreth 5,000. Kjo do t’i japë klubit mundësi të rrisë më tej të ardhurat nga biletat dhe shërbimet e mikpritjes, të cilat po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në modelin e tij ekonomik.

Ndërkohë, një rol të rëndësishëm në organizimin e ndeshjes luajtën edhe anëtarët e klubit dhe mbajtësit e biletave sezonale, të cilët përbënin 86% të kapacitetit të zakonshëm të disponueshëm për këtë El Clasico.

Rreth 10,000 bileta u blenë nga anëtarët gjatë fazës së para-shitjes. Kështu, edhe pse rezultati sportiv ishte në favor të Real Madridit, Barcelona doli fituese në aspektin financiar, duke vendosur një rekord të ri që mund të jetë vetëm fillimi i të ardhurave edhe më të larta nga Spotify Camp Nou pas përfundimit të rinovimit.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *