play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Bojkot në të gjitha universitetet publike, pedagogët në krah të studentëve: “Do të kthehemi kur kërkesat të plotësohen”

today21/10/2026

Background
share close

Sindikata e Universiteteve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që vijojnë protestat kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Vendimi është marrë një ditë më parë nga Kryesia e Sindikatës, gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, të cilët marshuan drejt Kryeministrisë dhe refuzuan ftesën e kryeministrit për dialog.

Bojkoti nis këtë ditë dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë, pedagogët do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në mbështetje të protestës dhe kërkesave të studentëve.

Në njoftimin e saj, Sindikata argumenton se vendimi për bojkot vjen pas protestave të zhvilluara prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri për jetën dhe pronën, si dhe llogaridhënie nga institucionet.

Sipas Sindikatës, kërkesat e protestuesve nuk kanë marrë përgjigjen e duhur, ndërsa ajo ngre shqetësime edhe për përdorimin e dhunës ndaj studentëve gjatë protestave të fundit.

“Pedagogët nuk mund të vazhdojnë mësimin si zakonisht, ndërkohë që studentët e tyre goditen në rrugë”, thuhet në deklaratën e Sindikatës, e cila shpreh gjithashtu shqetësimin për zhvillimet politike dhe ekonomike, korrupsionin dhe mungesën e meritokracisë.

Përmes këtij vendimi, Sindikata kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj studentëve, hetimin e përdorimit të forcës nga policia gjatë protestave dhe plotësimin e kërkesave të protestuesve.

Në përfundim të deklaratës, përfaqësuesit e Sindikatës theksojnë se bojkoti nuk përbën braktisje të auditorëve, por një formë proteste dhe solidariteti me studentët.

“Bojkoti nuk është braktisje e auditorit. Është mënyra jonë për të treguar se

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *