Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Protestat e ditëve të fundit në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias prestigjioze britanike BBC, e cila raporton për përshkallëzimin e demonstratave në Tiranë dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë.
Siç shkruan BBC, protesta vijon edhe këtë enjte, me një situatë mjaft të tensionuar, sidomos në kryeqytet.
U bënë plot 4 ditë që vendi ynë është futur në një kaos të vërtetë.
Në frontin e parë të përplasjeve të dhunshme kanë qenë kryesisht të rinj apo edhe të mitur.
Janë dëmtuar institucione shtetërore dhe jo vetëm. Vetëm në Tiranë janë vënë në pranga 127 persona, ndërsa janë lënduar 120 efektivë.
Ende nuk mund ta parashikojmë se si do shkojë kjo situatë, ndërsa Policia u ka bërë apel prindërve që të mbajnë fëmijët e tyre larg këtij tubimi.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)