play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Qindra policë bastisin televizionin opozitar në Turqi, ndërpritet transmetimi

today14/10/2026

Background
share close

Sipas Halk TV, qindra policë hynë në godinën e televizionit në orët e mëngjesit dhe nuk lejuan punonjësit të futeshin brenda.

Agjencia e lajmeve Anka, e cila anon nga opozita, raportoi, duke iu referuar Prokurorisë së Stambollit, se një gjykatë penale kishte urdhëruar sekuestrimin e kompanive që i përkasin kreut të Halk TV, Cafer Mahiroglu.

Ndërkohë, 17 persona të tjerë janë në kërkim për t’u ndaluar.

Edhe kreu i partisë kryesore opozitare, Yeni Parti, Özgur Özel, reagoi përmes një postimi në X. Ai deklaroi se partia e tij qëndron në krah të Halk TV, lirisë së shtypit, punonjësve të televizionit dhe familjeve të tyre. Sipas tij, bastisja e një televizioni në orët e para të mëngjesit dhe emërimi i një administratori janë veprime që, siç u shpreh ai, «i ndërmarrin vetëm diktatorët».

Edhe Sindikata e Gazetarëve të Turqisë (TGS) e dënoi vendimin, duke e cilësuar atë si arbitrar. Sindikata theksoi se shtypi duhet të jetë i lirë dhe nuk duhet të censurohet.

Ky nuk është rasti i parë i marrjes nën kontroll të mediave në Turqi. Sipas raportimit, autoritetet kanë marrë së fundmi nën administrim edhe katër televizione të tjera kombëtare, tre prej të cilave njihen për qëndrimet pranë opozitës.

Qeveria turke është kritikuar prej kohësh për përdorimin e mekanizmit të emërimit të administratorëve për të marrë kontrollin e kompanive, mediave dhe bashkive të drejtuara nga opozita.

Policia turke ka bastisur këtë të mërkurë, 14 tetor, televizionin Halk TV, i njohur për qëndrimet e tij pranë opozitës, duke ndërprerë transmetimin dhe duke e vendosur nën administrimin e një kujdestari të caktuar nga qeveria, raportoi vetë televizioni.

Sipas Halk TV, qindra policë hynë në godinën e televizionit në orët e mëngjesit dhe nuk lejuan punonjësit të futeshin brenda.

Agjencia e lajmeve Anka, e cila anon nga opozita, raportoi, duke iu referuar Prokurorisë së Stambollit, se një gjykatë penale kishte urdhëruar sekuestrimin e kompanive që i përkasin kreut të Halk TV, Cafer Mahiroglu.

Sipas agjencisë, 11 persona janë ndaluar në kuadër të një hetimi për korrupsion, manipulim të tenderëve dhe pastrim parash.

Ndërkohë, 17 persona të tjerë janë në kërkim për t’u ndaluar.

Kreu i televizionit, Cafer Mahiroglu, i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si të pabazuara. Në një reagim në rrjetin social X, ai kritikoi autoritetet, duke i akuzuar se po e përdorin sistemin gjyqësor si mjet kundër kundërshtarëve.

Edhe kreu i partisë kryesore opozitare, Yeni Parti, Özgur Özel, reagoi përmes një postimi në X. Ai deklaroi se partia e tij qëndron në krah të Halk TV, lirisë së shtypit, punonjësve të televizionit dhe familjeve të tyre. Sipas tij, bastisja e një televizioni në orët e para të mëngjesit dhe emërimi i një administratori janë veprime që, siç u shpreh ai, «i ndërmarrin vetëm diktatorët».

Edhe Sindikata e Gazetarëve të Turqisë (TGS) e dënoi vendimin, duke e cilësuar atë si arbitrar. Sindikata theksoi se shtypi duhet të jetë i lirë dhe nuk duhet të censurohet.

Ky nuk është rasti i parë i marrjes nën kontroll të mediave në Turqi. Sipas raportimit, autoritetet kanë marrë së fundmi nën administrim edhe katër televizione të tjera kombëtare, tre prej të cilave njihen për qëndrimet pranë opozitës.

Qeveria turke është kritikuar prej kohësh për përdorimin e mekanizmit të emërimit të administratorëve për të marrë kontrollin e kompanive, mediave dhe bashkive të drejtuara nga opozita.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *