play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Përshkallëzohet përplasja FIFA-UEFA

today29/09/2026

Background
share close

Një përplasje e re ka shpërthyer mes FIFA-s dhe UEFA-s, këtë herë për një projekt financiar të braktisur dhe për zgjedhjet e ardhshme për presidencën e futbollit botëror.

FIFA e ka akuzuar UEFA-n se po zhvillon një “fushatë dezinformimi” dhe se po përpiqet të ndikojë në garën për rizgjedhjen e presidentit Gianni Infantino.

UEFA i është drejtuar një gjykate federale në SHBA, duke kërkuar dokumente dhe dëshmi që synon t’i përdorë në një procedurë të mundshme penale në Zvicër ndaj Infantinos.

UEFA pretendon gjithashtu se investitorët do të paguanin rreth 4.2 miliardë dollarë për një pjesë të kompanisë, e cila do të vlerësohej në rreth 20 miliardë dollarë.

Sipas saj, kjo shumë nuk pasqyronte vlerën reale të të drejtave komerciale të FIFA-s.

Në dokumentet e dorëzuara në gjykatën amerikane, organizata thotë se UEFA po ngatërron vlerën e aksioneve me vlerën e përgjithshme të kompanisëm dhe se vlera e ndërmarrjes e projektit ishte mbi 30 miliardë dollarë.

Projekti u braktis në korrik, pas kundërshtimeve nga disa konfederata, mes tyre edhe UEFA. Ndërkohë, Gianni Infantino ka propozuar një rishikim të pavarur të proceseve vendimmarrëse të FIFA-s.

Ai pritet të kërkojë një tjetër mandat në zgjedhjet e marsit të ardhshëmm dhe FIFA pretendon se veprimet ligjore të UEFA-s synojnë të ndikojnë pikërisht në këtë proces zgjedhor.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *