Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Edhe këtë vit merkato e Kategorisë Superiore ishte “low cost”. Në elitën e futbollit shqiptar u transferuan mbi 100 futbollistë, ku vetëm për 3 prej tyre u ble kartoni. Teuta dhe Elbasani ishin të vetmet skuadra që shpenzuan, duke konfirmuar huazimet dhe operacionet me lojtarë pa kontrata si zgjedhje të parë.
Durrsakët blenë mbrojtësin Kukleci për 135 mijë euro dhe Sherif Kallakun nga Vllaznia për 50 mijë euro. Ndërkohë që verdheblutë e Elbasanit paguan te Laçi kartonin e Ledio Tresës për afro 50 mijë euro.
Sa u përket shitjeve, në Superiore u arkëtuan afro 1.2 milionë euro, ku vlerën më të madhe e kishte shitja e sulmuesit Koma nga Dinamo tek Genku për 700 mijë euro. Edhe Vora përfitoi 230 mijë euro për Irgi Kasallën, që u transferua te Kolos Kovalika në Ukrainë, dhe Egnatia 100 mijë euro për Xhemajlin. Edhe merkato në dalje ishte aktive, me 120 futbollistë që ndryshuan skuadër.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)