Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Për herë të parë në histori, Interi është brandi më i fortë në futbollin italian, duke parakaluar në renditje skuadrën e Juventusit. Ecuria pozitive e viteve të fundit në Serinë A dhe në Champions kanë sjellë fryte për ekipin nga Milano, që tani vlerësohet nga “Brand Finance” me vlerën 585 milionë euro, një rritje prej 22%.
“Zonja e Vjetër” ka pësuar rënie të vlerës prej 17% dhe renditet në vendin e tretë me 419 milionë euro. Mospjesëmarrja në Champions-in e këtij viti është reflektuar menjëherë në shifra për gjigantin italian, që ka dominuar për vite me radhë kampionatin italian.
Megjithatë, futbolli italian është shumë larg klubeve të mëdha të Europës. Reali i Madridit është “brandi” më i fuqishëm në futbollin europian, me një vlerë 2.3 miliardë euro, i ndjekur nga Barcelona me 1.9 miliardë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)