Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Liverpooli ka zyrtarizuar një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje vere. Të kuqtë kanë blerë nga Paris Saint-Germain sulmuesin Bradley Barcola për një shumë prej 123 milionë paundësh.
PSG fillimisht e vlerësoi francezin me 145 milionë paund, por më pas palët ranë dakord që Liverpooli të paguajë 106 milionë fillimisht, plus 17 milionë paund në bonuse të mundshme.
“Jam shumë i lumtur që mund të luaj për Liverpoolin. Shpresoj të arrij gjëra shumë të mëdha. Para së gjithash, fitimi i Premier League është një nga ëndrrat e mia më të mëdha në jetë.”
Sezonin e kaluar, Barcola shënoi 13 gola dhe dha shtatë asiste në 49 ndeshje në të gjitha garat për PSG-në. Ai luajti në të tetë ndeshjet e Francës në Kupën e Botës 2026, duke shënuar tre gola, ndërsa “Les Bleus” arritën në ndeshjet eliminatore për vendin e tretë.
Barcola u bashkua me PSG-në nga Lyon në vitin 2023 për një shumë prej 38.5 milionë paundësh.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)