Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today26/08/2026
Sot, në orën 1:20 u kthyen nga Siria në atdhe pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët tre të mitur dhe një e moshuar 79 vjeçare.
E moshuara H.T, pas humbjes së djalit të saj, i cili ishte larguar drejt Sirisë për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it, ka udhëtuar drejt Sirisë me qëllim marrjen dhe kujdesin për nipërit e saj.
Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, shtetasja H. T. ka qëndruar në kampin Al-Hol në Siri, ku, në kushte veçanërisht të vështira jetese, ka vijuar të kujdeset për fëmijë të mitur, përfshirë dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj.
Riatdhesimi i saj dhe i të miturve është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve shqiptare për të mundësuar kthimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në zonat e konfliktit dhe në kampet e Sirisë.
Përgëzime të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të përfshira në Task-Forcën e ngritur me Urdhër të Kryeministrit për përmbushjen e masave për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit.
Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit do të vijojnë punën dhe koordinimin ndërinstitucional për vijimin e procesit të riatdhesimit të të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në Siri, duke garantuar respektimin e procedurave ligjore dhe të sigurisë, si dhe mbrojtjen dhe trajtimin e përshtatshëm të të miturve.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)