Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Një pjesë e historisë së futbollit ka ndryshuar pronar. Topi i përdorur në çerekfinalen e Botërorit 1986 mes Argjentinës dhe Anglisë është shitur për 3.35 milionë dollarë në një ankand të zhvilluar në Dallas. Vlera e shitjes ishte e konsiderueshme, por nën pritshmëritë fillestare.
Topi ishte vlerësuar se mund të arrinte deri në 10 milionë dollarë, duke pasur parasysh rëndësinë e tij historike. Me këtë top, Diego Armando Maradona shënoi brenda vetëm katër minutash dy nga golat më të famshëm të karrierës së tij. Fillimisht erdhi “Dora e Zotit”, një prej episodeve më të diskutueshme në historinë e Kupës së Botës, dhe pak më vonë “Goli i Shekullit”.
Pas ndeshjes, topi mbeti në pronësi të arbitrit tunizian Ali Bin Nasser, i cili e ruajti për më shumë se tri dekada. Në vitin 2022, ai e nxori në ankand dhe e shiti për rreth 2 milionë paund. Një tjetër përpjekje për shitje në vitin 2023 nuk u realizua, pasi oferta nuk arriti çmimin minimal.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)