Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Carlos Alcaraz rikthehet në fushat e tenisit. Kampioni spanjoll ka konfirmuar zyrtarisht se do të marrë pjesë në US Open, turneu i fundit Grand Slam i sezonit, që nis më 30 gusht. 23-vjeçari qëndroi jashtë fushave prej muajit prill, pasi pësoi një dëmtim në kyçin e dorës, duke e detyruar të mungonte në dy turne të rëndësishëm, Roland Garros dhe Wimbledon.
Pas një periudhe të gjatë rikuperimi, trajtimi dhe fizioterapie, Alcaraz ka nisur gradualisht stërvitjet. Në javët e fundit, ai është stërvitur në Murcia dhe ka zhvilluar edhe seanca intensive, përfshirë simulimin e një seti ndaj Holger Rune. Reagimet pozitive gjatë përgatitjeve e kanë bindur 23-vjeçarin të rikthehet në konkurrim pikërisht në US Open, ku do të ketë një mision të rëndësishëm, mbrojtjen e titullit të fituar sezonin e kaluar.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)